Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë, shkruan Alex Soros në një postim në rrjetin social, ku tregon se ka mbyllur sezonin veror.
Alex është djali miliarderit të ekstremit të majtë, George Soros, i njohur për ndikimin e tij në arenën politike globale, gjë e cila po kthehet në një sfidë për shumë politikanë e shtete, të cilët e akuzojnë këtë të fundit për ndërhyrje në sistemet jo vetëm demokratike të një vendi, por edhe në atë gjyqësor.
I tillë është edhe rasti në Shqipëri, ku Soros me tentakulat e tij kontrollon ekzekutivin, për shkak edhe të kësaj vëllazërie me Edi Ramën.
Pasoja në Shqipëri e ndikimit të tij është e dukshme, pasi në çdo pjesëmarrje të nivelit të lartë të përfaqësimit të vendit tonë, është pjesë përkrah Edi Ramës edhe Alex Soros,
Ky i fundit ka përmbyllur pushimet verore në Shqipëri, duke i kthyer në traditë siç ka preferuar ta përforcojë këtë përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa ka pozuar i përqafuar me Ramën duke e quajtur madje dhe ‘vëllain’ e tij.
“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros në rrjetet sociale, me foton bashkangjitur ku shfaqen të dy të përqafuar dhe buzëqeshur.