Banorët e Thumanës, Krujës, Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth kanë kallëzuar në SPAK për akuzat e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit’, ‘Shkeljes së Barazisë në Tendera’, ‘Falsifikimit të Dokumentave’ zv.kryeministren Belinda Ballukun, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, ARRSH dhe të gjithë institucionet që kanë marrë pjesë në tenderin e autostradës Thumanë-Kashar.
Dokumenti është firmosur nga të gjithë protestuesit dhe do të dorëzohet SPAK që të hetojë shkeljet që janë bërë në tenderin e rrugës Thumanë-Kashar.