Rënia e pandalshme e Erion Veliajt

Tuesday, 03 September 2024 16:11
 

Erion Veliaj, kryetari i drejtorëve hajdutë të Bashkisë Tiranë, po prek fundin e tij politik.

Pas shpërthimit të skandaleve të hajdutërive, pas zbardhjes së abuzimeve në Bashkinë e Tiranës, duket se Veliaj do të marrë dhe goditjen finale. 

Burime për CNA-në thonë se në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, në 8 shtator, pritet që Veliaj të shkarkohet nga detyrat politike që mban në Partinë Socialiste.

Kjo lëvizje vjen pas përfshirjes së emrit të tij në disa nga dosjet më të nxehta si ajo e inceneratorit të Tiranës, shembjet te “5 Maji”, çështja e Teatrit, afera “5D” e të tjera.

Rënia e Veliajt është e pandalshme, pasi SPAK-u po e heton, po ashtu dhe familjarët e tij, për pasurinë e dyshimtë.

Drejtorët e tij hajdutë kanë rënë në pranga dhe po hetohen si grup i strukturuar kriminal nga Prokuroria e Posaçme pasi kanë abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe përmes tenderëve.

Tanimë nuk i bën punë as propaganda apo hedhjet e tij si “Superman”, ndërkohë që kryeqyteti kundërmon nga plehrat dhe shqiptarë paguajnë 20 milionë euro në vit për evadimin e mbetjeve, paguajnë dhe 10 milionë euro të tjera për incenerimin, ndërkohë që inceneratori nuk ekziston dhe landfilli është në prag katastrofe.

Erion Veliaj nuk do të shpëtojë pa u lagur dhe goditja që do të marrë në 8 shtator, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, është pragu i fundit të tij politik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...