‘Argati i Vuçiç kërkon të grabisë mandatin e 4-t’/ Berisha: Të përballemi me diktaturën! Betejë për votën e lirë

E mërkurë, 04 September 2024 11:55
 

Kryetari i Partisë Demokratike,Sali Berisha, gjatë protestës së sotme maratonë në ditën e saj të 246-të, përpos oratorëve të fjalës së lirë, përshëndeti gjithashtu protestuesit e Thumanës, për të cilët u shpreh se po mbrojnë të pamposhtur të drejtat e tyre.

Berisha tha se, sot demokracia në Shqipëri është në grahmat e saj të fundit. Sot shteti ligjor dhe Kushtetuta janë tërësisht të mposhtura nga narko-shteti dhe kodi i mafies.  

Lideri demokrat, Sali Berisha u bëri thirrje atyre shqiptarëve që e ndjejnë veten të lirë, për t’u ngritur kundër grabitjeve dhe aferave që Rama i bën vendit dhe Shqipërisë.

Në ditën e 246 të qendresës qytetare, Berisha tha se përmes kësaj proteste, po mbahet gjallë dhe e pamposhtur fryma e opozitarizmit, një meritë historike e qytetarëve, siç e cilësoi lideri demokrat.

Sipas Berishës, ka ardhur koha që shqiptarët të mos lejojnë Ramën dhe sojin e tij, të vjedhin e plaçkisin miliarda euro në Portin e Durrësit, duke i gjobitur ata me 1.3 mld euro për ndërtimin e portit të ri.

Gjatë tubimit qytetar Berisha tha se, një klloun që ka në borxh të vetëposhtërojë veten e tij në ccdo platformë dhe që sillet si argat i Vuccicc dhe Pashiq i shqiptarëve, nuk përcakton fatin tonë. Kjo betejë është për rikthimin e votës së lirë dhe për fuqinë e shqiptarëve.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama po kërkon të grabisë mandatin e katërt në masa ekstreme. Berisha vijoi me thirrje drejtuar qytetarëve dhe demkratëve që të dalin e të përballen me diktaturën, pasi janë 100 herë më të fortë se ata.

FJALA E PLOTË:

Qendrestareve dhe qendrestarëve të pamposhtur, misionarëve të fjalës së lirë, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të këtij parlamenti të fjalës së lirë, që përcjellin tek shqiptarët të vërtetat, kushtrimin, inspirojnë guxim dhe shpresë.

Përshëndetje të përzemërt protestuesve të Thumanës që mbrojnë të pamposhtur të drejtat e tyre, që ngrenë zërin kundër një ndëshkimi.

Të dashur miq, sot demokracia në Shqipëri është në grahmat e saj të fundit. Sot shteti ligjor dhe Kushtetuta janë tërësisht të mposhtura nga narko-shteti dhe kodi i mafies.

Sot, krimet e mëdha, vjedhjet e mëdha të Edi Ramës dhe të qeveritarëve të tij janë shpallur nga mercenar Dumani krime intelektuale dhe që nuk mund të hetohen. Pasuritë publike, fondet ndahen midis klaneve të pushtetit.

Fati i shqiptarëve përcaktohet nga mafia më e rrezikshme e rajonit dhe Europës, mafia shtetërore e Edi Ramës.

Misionare dhe misionarë ju qendruat çdo natë me protestën tuaj. Ju çdo natë mbajtët gjallë frymën e qendresës. Ju çdo natë mbajtët të pamposhtur frymën e opozitarizmit, dhe kjo është një meritë historike e juaja.

Djem, vajza, burra dhe gra të pamposhtur!

Por sot ne jemi një moment vendimtar për fatin e shqiptarëve. Sot, ne jemi në një moment vendimtar për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë të tyre. Ndaj edhe, i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë kudo që janë, të mos lejojnë para syve tanë të vdesë përfundimisht demokracia në Shqipëri, të mos lejojnë para syve tanë të grabiten ditën dhe natën, pasuritë përrallore të Shqipëtarëve.

Të mos lejojnë të grabiten fondet e tyre publike. Të mos pranojnë që nga paratë tuaja të vidhen 130 mln euro nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, dhe të mos gjindet një qindarkë, por të amnistohet nga mercenar Dumani dhe mercenarë të tjerë.

Të mos lejojnë, që Edi Rama me sojin e tij të vjedhë dhe plaçkitë miliarda euro në portin e Durrësit dhe të gjobisë shqiptarët me 1.3 mld për ndërtimin e portit të ri dhe taksat e munguara të investitorit strategjik, ortak kryesor i Alabarit, Edi Rama.

Të mos lejojnë që të vidhen pjesët më panoramike, të vidhet kanioni që renditet ndër kanionet më mahnitëse në botë, kanioni i Gjipesë, vetëm e vetëm se kryehajduti i ka vënë syrin për të ndërtuar parajsën e tij.

Të mos lejojnë që Edi Rama të përdorë patronazhistët, nëpunësit e administratë që ju paguani me mundin, djersën tuaj, të sillen elektoralë ndaj jush.

Të mos lejojnë që krimi, breshërit e kallashnikovit të vendosin në rrugë, në klube, restorante. Por krimi vendos në parlament, qeveri e kudo për fatin e shqiptarëve.

Kjo ka një kusht i të gjitha kushteve, dhe ky kusht është protesta e vazhdueshme gjer në përmbysjen e Edi Ramës!

Ky kusht është, çdo shqiptar i prirë nga guximi, nga ideali demokratik, nga interesi vetë personal dhe familjar për liri, nga interesi kombëtar, duhet të ngrihet i betuar se do të ndalë në këtë regjim.

Se një klloun që ka në borxh të vetëposhtërojë veten në çdo platformë, që ka në borxh të shesë çdo interes kombëtar, një klloun që sillet si argat i Vuçiç në Tiranë, që sillet si Pashiqi i shqiptarëve të përcaktojë fatin tonë.

Të dashur miq, ndër të gjithë betejat që ne kemi bërë, në të gjitha përpjekjet tona 32 vjeçare, përpjekja e të gjitha përpjekjeve është: rikthimi i votës së lirë shqiptarëve. Përmbysja e diktaturës së bandave, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Kjo betejë, është betejë pra, për lirinë dhe thelbin e saj. Është betejë për Shqipërinë dhe dinjitetin e saj. Është betejë për çdo shqiptar dhe dinjitetin e tij. Është betejë për vokacionin perëndimor të kombit tonë. Është betejë për fuqinë e shqiptarëve, për shpresën e shqiptarëve, për të ardhmen e shqiptarëve.

Ndaj dhe, iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, të dalim nga apatia, të dalim në shesh të Mejdanit, të dalim të përballemi me diktaturën, se ne jemi jo 1, po 10, po 100 herë më të fortë se ata.

Ndaj miqtë e mi, edhe njëherë ju falënderoj me mirënjohjen më të thellë dhe ju ftoj të vazhdojmë betejën kundër kësaj diktature, e cila po bën gjithçka dhe në masa ekstreme kërkon të grabisë mandatin e 4-t. Kurrë më!

O sot, o kurrë! Te gjithë në këmbë!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...