Qeveria dështoi me arsimin, mungesa e investimeve po godet ekonominë dhe po largon shqiptarët

Diel, 08 September 2024 11:03
 

Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike, rrit PBB-në e një vendi, krijon mundësi punësimi dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm.

Vendet që janë zhvilluar shpejt, të tilla si Koreja e Jugut, Estonia, Irlanda, Islanda etj., kanë një të përbashkët, investimet në kapitalin njerëzor, për të cilin kanë ndjekur një strategji efikase në arsim.

Arsimi dhe përputhja e tij me strategjitë e zhvillimit është çelësi drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Shqipëria, në vend që të bëjë hapa para, fatkeqësisht ka ecur pas.

Në pesë vitet e fundit, investimet në arsim kanë shënuar rënie sistematike në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) duke arritur në 2.9% të PBB-së nga 3.3% që ishin në 2020, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT. 

Kjo shifër është shumë më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian, që i kalon 5% të PBB-së, por edhe në raport me rajonin, që luhatet në 4%.

Pasojat po duken tashmë qartë. Sektori i arsimit ka filluar të shpërfaqë rezultatet e politikave të gabuara me burimet njerëzore, me financimet dhe me strategjitë e zhvillimit.

Në dekadën e fundit, arsimi është lënë aq pas dore sa aftësitë e nxënësve po pësojnë rënie të shpejtë.

Rezultatet e fundit të PISA, një test vlerësimi ndërkombëtar i nxënësve, një hulumtim ndërkombëtar në nivel botëror, i cili bëhet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në vendet anëtare dhe joanëtare të shteteve ku vlerësohen performancat e nxënësve në matematikë, shkencë dhe lexim, ishin më se zhgënjyese, si në matematikë edhe në letërsi.

Shqipëria shënoi rënien më të madhe në rezultate me vetveten në të gjithë historinë e PISA.

Së fundmi, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerësoi se Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030.

Teksa në disa objektiva, Shqipëria ka bërë progres të dobët ose ka qëndruar në vendnumëro, sektori i arsimit ka përkeqësim të fortë.

Një shoqëri e arsimuar është baza për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen, ndaj rënia e nivelit arsimor në vend është një ogur i keq për të gjithë fushat e zhvillimit social dhe ekonomik në të ardhmen.

Rezultatet e dobëta të vendit në arsim kaluan në heshtje, por një seri mësuesish dhe ekspertësh, që ushtrojnë profesionin në arsimin parauniversitar, pranojnë se rezultatet kanë rënë, duke dhënë edhe arsyet.

Ndryshimi i kurrikulës, përdorimi i gabuar i teknologjisë, mungesa e motivimit për mësuesit, rënia e nivelit profesional të mësuesve, notat fiktive dhe mendësia mes prindërve dhe nxënësve se shkolla nuk të bën të suksesshëm, janë disa nga shkaktarët e rezultateve të dobëta.

Ekspertët lajmërojnë se rezultatet janë përkeqësuar, teksa niveli i mësuesve të rinj është më i dobët. Financimet e ulëta për arsimin dhe sidomos pagat e ulëta të mësuesve po çojnë gjithnjë e më shumë nxënës, studentë të dobët, në degët e mësuesisë, duke vënë në diskutim cilësinë e arsimit në vijim.

Rezultatet zyrtare të pranimit në fakultete në vitin arsimor 2023-2024 treguan se, në degën e letërsisë, mesatarja e pranimit të studentëve ishte 6, ndërsa degët e matematikës dhe fizikës rrezikojnë të mbyllen.

Alarmante është dhe rënia e numrit të nxënësve, që ka pësuar tkurrje 30% ndërmjet 2011 dhe 2023, si rrjedhojë e emigracionit të lartë dhe plakjes së popullsisë.

Mungesa e arsimit cilësor është dhe një nga arsyet që po nxit familjet e shtresave të mesme me fëmijë të vegjël, të emigrojnë jashtë vendit.

Nëse një vend pret përparim dhe zhvillim të përgjithshëm, arsimit duhet t’i kushtohet rëndësi parësore.

Edukimi është shtylla kurrizore e çdo vendi, ai luan rol vendimtar në zhvillimet teknologjike dhe siguron aftësi, vlera dhe njohuri. Edukimi i duhur ul në vend normat e krimit, varfërisë, papunësisë, sëmundjeve etj.

Për më tepër, arsimi është thelbësor për paqen dhe prosperitetin. Qeveritë e çdo vendi e kanë të qartë që duhet ta vënë theksin tek arsimi.

Teksa arsimi te ne po vjen në degradim të vazhdueshëm, qeveritë tona nuk duket ta kenë pasur prioritet të punojnë për edukimin e brezave të ardhshëm. Nota e saj në arsim është mbetëse. Qeveri ulu: 4!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...