Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Diel, 08 September 2024 14:21

Nga Rubin Dashi:

Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë politike të rinovuar dhe të përparuar. Ai bën ndryshime herë pas here, duke sjellë figura të reja dhe ide të freskëta, me qëllimin e qartë për të fshehur erozionin e brendshëm të kësaj partie. Por, sado të përpiqet, ai nuk mund të mbulojë të vërtetën që ngjitet mbi gjithçka: kjo parti është aq e kalbur nga korrupsioni dhe masakrat zgjedhore sa edhe vetë përpjekjet për ta rinovuar duken si një tentativë e dëshpëruar për të shpëtuar një trup të kalbur.

Në thelbin e tij, Edi Rama e di që është në një betejë për mbijetesë. Me skenarë të mirëplanifikuar, ai kërkon të fitojë çdo palë zgjedhje duke përdorur taktika të dyshimta dhe të ndyra.
Një shembull i freskët është ai i vitit 2023 në Shkodër, ku Benet Beci u përdor për të luajtur lojën e pafajësisë ndërsa pas kuintave bandat dhe shtabi i manipulimeve ECC,siguruan votat me anë të presioneve dhe blerjeve.

Kërcënimet ndaj qytetarëve janë një tjetër armë në arsenalin e Ramës. Nëse Partia Socialiste nuk fiton, ai paralajmëron një rikthim të kaosit të vitit 97’, duke e bërë të qartë se është ai që do të rikthejë vitet e mbrapshta nëse nuk merr atë që dëshiron. Një veprim i tillë nuk është veçse një akt i një kafshe të etur për pushtet, e cila është e gatshme të shkatërrojë çdo gjë për të ruajtur fronet e saj.

Edi Rama nuk njeh as ligj, as moral, as demokraci. Ai është i gatshëm të shtypë çdo zë opozitar, madje edhe të sakrifikojë qytetarët, për të mbajtur pushtetin e tij. Ndaj, është imperative që populli shqiptar të kuptojë se ky njeri duhet larguar me çdo mjet të mundshëm, demokratik ose jo. Krimineli më i madh që ka parë ky vend nuk mund të lejohet të vazhdojë të sundojë mbi fatet tona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...