Berisha: Rama mashtroi sot, në 11 vite rrogat e shqiptarëve mbeten më të ultat në Europë dhe çmimet më të larta

Diel, 08 September 2024 22:00
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal te Asambleja e PS që u mbajt ditën e sotme, ku sipas tij kryeministri Edi Rama mashtroi shqiptarët.

‘Rama mashtroi sot, në 11 vite rrogat e shqiptarëve mbeten më të ultat në Europë dhe çmimet më të larta’,  u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe urimet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, misionarë dhe misionare të kauzës së drejtë të shqiptarëve, kauzës së dinjitetit, shpresës dhe fitores.

Një mirënjohje oratorëve të fjalës së lirë, të kësaj platforme që me fjalët e tyre shpërndajnë të vërtetat në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Të dashur miq!

Sot rilindja e krimit doli lakuriq para shqiptarëve, siç dilte dikur Edi Rama lakuriq, plazheve të botës. Sot ai hoqi çdo maskë. Në fjalën e tij koproralike, Edi Rama faktoi se për atë dhe sojin e rilindjes qytetarët shqiptarë janë inekzistent.

Sot në një bilanc që bëri të 11 viteve mashtroi shqiptarët në mënyrë më cinike.

Ai foli për rritje, e rritje rrogash, por e vërteta është se sot që flasim rrogat e shqiptarëve mbeten më të ultat në Europë. Sot që flasim, me gjithë rritjen e rrogës minimale, përsëri ajo mbeti më e ulëta në Europë.

Kjo për faktin e vetëm se Shqipëria këto vite u nda shumë larg me rajonin dhe Europën. Nëse dyfishimi i rrogave e vendosi atë në krye të rrogave në rajon, ajo zbriti në këto vite në fund për rrogat në të gjithë rajonin, ç’ka do të thotë, varfëri, varfëri dhe vetëm varfëri.

Por jo vetëm kaq.

Këto vite Shqipëria njohu rritjen më të madhe të çmimeve në rajon dhe Europë. Në vendin me rrogat më të ulëta çmimet e ushqimeve u rritën mbi mesataren e BE-së, 10-45 për qind. Pse kështu? Kjo ndodh vetëm e vetëm për shkak të vjedhjeve të tmerrshme që bëjnë.

Kjo ndodh sepse Edi Rama me Erion Veliajn vjedhin me një dorë në djegësin e Tiranës 130 mln euro.

Kjo ndodh sepse Edi Rama vjedh me një firmë minimumi 3.8 miliardë euro në portin e Durrësit.

Kjo ndodh sepse Lubi Balluku ndërton rrugën, autostradën me çmime 10-15 herë më shtrenjtë se në Kroaci, se në vende të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...