Berisha: I ftoj qytetarët të mos kursejnë vezë, domate drejt surratit të hajdutëve! Protesta është jetike

Tuesday, 10 September 2024 21:21
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta pasi janë jetike për shpëtimin e vendit nga regjimi i Edi Ramës.

‘I ftoj qytetarët të mos kursejnë vezë dhe domate drejt surratit të hajdutëve! Protesta qytetare është jetike’, u shpreh Berisha në fund të fjalës së tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Miqtë e mi, shikoni gjer ku arrin deformimi njerëzor. 

Shikoni gjer ku arrin antihumanizmi.

Këta jo vetëm kanë vjedhur ilaçet e të sëmurëve, por këta përdhosin profesionin e mjekut dhe gjejnë shërbëtorë të tyre që kërkojnë t’i vrasin me heshtje të sëmurët e tyre.

Vështirë, shumë vështirë, kurrë nuk kam lexuar.

Kjo është njëlloj sikundër të bësh eksperimente tek njerëzit.

Të studiosh fatin e tyre pa mjekim.

Ti ke kryer një akt shumë, shumë të rëndë.

Dhe pse? Sepse ose ke dorë me ta, ose ke frikë dhe vdes në lëkurën tënde dhe nuk del në protestë dhe nuk i merr kolegët dhe të sëmurët përpara ministrisë, t’i pështyjmë në surrat këta horra që vjedhin të sëmurët.

Miqtë e mi, u ndala në këtë rast të veçantë, vetëm e vetëm për të theksuar se sa e drejtë është kauza që mbroni.

Sa dramatike është situata në këtë vend.

Sa jetike është protesta qytetare.

Shërbimi shëndetësor, ky është niveli.

Ky mesazh tregon nivelin e vërtetë të shëndetësisë.

Ky mesazh tregon se si mafia ka pushtuar kujdestarët e shëndetit të njerëzve, shërbëtorët e shëndetit të njerëzve.

Ndaj dhe ky mesazh duhet të jetë një motivim i fuqishëm për çdo shqiptar për t’u përballur dhëmb për dhëmb me këta hajdutë të pafytyrë.

I përshëndes qytetarët për përçmimin që po tregojnë ndaj tyre.

I përshëndes qytetarët për refuzimin e tyre.

I ftoj qytetarët të mos kursejnë vezë dhe domate drejt surratit të tyre.

Mosbindja civile ka mjetet e veta, le t’ua bëjmë ne rrugën sterrë këtyre hajdutëve të pamëshirë që marrin jetë njerëzish për të mbushur xhepat e tyre.

Përshëndes qytetarët që protestojnë te bashkia.

Përshëndes qytetarët e Thumanës që protestojnë kundër ndëshkimit të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës dhe i them Lubisë bashkë me Edi Ramën, se nuk do mund të ndëshkoni kurrë Krujën ju, nuk do mund të ndëshkoni kurrë veriun ju, se veriu do u japë ju atë që u ka dhënë çdo pushtuesi.

Bastardë të etërve xhelatë, pasardhës të familjeve xhelate të Tiranës dhe Shqipërisë.

Ndëshkoni shqiptarët çdo ditë dhe çdo natë.

Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme ndaj jush.

Zemërim dhe protestë, protestë dhe revoltë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...