Në fund të fjalës së tij në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe demokratëve se, përgjegjësia për nxjerrjen e Shqipërisë nga kjo situatë është vetëm e jona.
‘Përgjegjësia është vetëm e jona! Vetëm guximtarët do firmosin ndryshimin e pushtetit dhe fitoren e opozitës’, tha lideri i demokratëve në fjalën e tij.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Por miq, të gjitha këto janë zhvillime pozitive në drejtimin e duhur.
Por u garantoj se çdo qytetar gjerman që lexon artikull.
Çdo qytetar shqiptar që lexon atë artikull.
Të gjithë ata që lexojnë deklaratën e Sarrazinit, shtrojnë vetëm një pyetje:
Mirë se burrështetasit e tjerë e përkrahkan Edi Ramën si jesmen, si njeri që bën çfarë i thonë, por që shet pasurinë publike për njerëzit e vet, që nuk ndjek asnjë kod, asnjë ligj, asnjë moral, pyetja shtrohet, po shqiptarët çfarë bëjnë?
Pyetja shtrohet: e kujt është përgjegjësia?
Përgjegjësia miq është e jona, e jona dhe vetëm e jona.
Përgjegjësia është e guximtarëve.
Vetëm guximtarët bëjnë historinë.
Vetëm guximtarët firmosin fitore.
Vetëm guximtarët meritojnë fitore.
Vetëm guximtarët mbrojnë dinjitetin dhe lirinë e njeriut.
Vetëm guximtarët mbrojnë interesin kombëtar.
Vetëm guximtarët do krijojnë qeverinë teknike.
Vetëm guximtarët do u rikthejnë shqiptarëve votën e lirë.
Vetëm guximtarët do firmosin ndryshimin e pushtetit.
Vetëm guximtarët do firmosin fitoren e opozitës.
Duke përshëndetur të gjithë ata që protestuan tek bashkia, ftoj qytetarët të nisim betejën e madhe, betejën e pandalshme, betejën pa kthim për qeverinë teknike, votë të lirë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!