Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar me një postim në facebook për akuzën politike të urdhëruar nga Rama, prej 500 faqesh që i është bërë liderit të opozitës.
“E kam të vështirë të besoj që edhe sot ka njerëz që pranojnë të përdoren kaq trashë e në mënyrë kaq të fëlliqur si këta të “drejtësisë së re” ?!!!”
“Këta ose janë nga raca e shpifur e Rama-Veliajt ose janë të kapur me dosje të zeza nga e shkuara e tyre që pranojnë të përdoren në mënyrë kaq poshtëruese sepse në kushte normale as me i ulti nga qeniet njerzore nuk do e vinte fytyrën e tij në një palaçollik të tillë”, shkruan Paloka.
Mesazhi i plotë:
Dosja 500 faqe “e korrupsionit” të Berishës…!!!
Që këtu fillon propaganda e fëlliqur “500 faqe dosje”.
Po kur e lexon…
E kam të vështirë të besoj që edhe sot ka njerëz që pranojnë të përdoren kaq trashë e në mënyrë kaq të fëlliqur si këta të “drejtësisë së re” ?!!!
Këta ose janë nga raca e shpifur e Rama-Veliajt ose janë të kapur me dosje të zeza nga e shkuara e tyre që pranojnë të përdoren në mënyrë kaq poshtëruese sepse në kushte normale as me i ulti nga qeniet njerzore nuk do e vinte fytyrën e tij në një palaçollik të tillë!
Edhe Sigurimi i Shtetit dhe prokuroria e diktaturës, ishin me pak qesharakë kur ngrinin akuza për “armiqtë e Partisë”.
Këta të drejtësisë së Rames, po ta kishin akuzuar Berishën për vrasjen e Kenedit do ishin më të besueshem se sa kjo letyra prej 500 faqesh…