Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat penale duke filluar nga korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri tek vrasja nga pakujdesia.
Kalaja theksoi se me anë të këtij kallëzimi penal, i kërkohet SPAK, të sekuestroje telefonin dhe gjithë pajisjet elektronike të Taulant Ballës, pasi kështu mund të zbulohet lidhja e tij me ngjarjen e kallëzuar.
'Ku qëndron kazusi i këtij kallëzimi? Ju jeni në dijeni të faktit se pas tërmetit të 21 shtatorit të vitit 2019, shumë objekte që u shëmbën në tërmetin e 26 nëntorit të po këtij vit patën dëmtime të rënda, dhe disa prej tyre sipas ekspertizave të caktuara u shpallën të pabanueshme, pra objekte të cilat shfaqnin rrezik të lartë për banuesit apo edhe pushuesit, sic ishte rasti i shtëpisë së pushimit në qytetin e Durrësit.
Ndryshe nga akti i inspektimit që është firmosur edhe nga vetë zonja Emirjana Sako, e cila në atë kohë nuk ishte drejtuse e bashkisë së Durrësit, por e ka firmosur si eksperte ketë akti inspektimi, thuhej se në shtëpinë e pushimit në Durrës që ishte nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, të mos ishte në banim dhe të mos banohej nga personeli i Ministrisë së Brendshme apo persona të tjerë që shumë herë shkonin edhe kundrejtë pagesës.
Ndryshe nga ky inspektim i Ministrisë së Infrastrukturës, deputeti Plarent Ndreca, i cili në atë kohë ka qënë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka akomoduar në këtë objekt 350 persona dhe ky është edhe për të thënë fat i madh që tërmeti nuk ra gjatë ditës por ra natën ku humbi jetën vetëm një ushtarak dhe për këtë jo vetëm faji kryesor është i zotit Ahmed Doda, i cili kishte rolin e drejtorit së shtëpisë së pushimit, por nga ana tjetër me veprimet korruptive dhe ushtrimin e paligjshëm ndaj funksionarëve të lartë zyrtar apo ndaj edhe sistemit gjyjqësor, Taulant Balla, i kallëzuari tjetër prej nesh duke qënë se ka marrëdhënie shume të afërta familjare me zotin Doda ka ngritur dyshime të arsyeshme që ky zotëria megjithëse kishte përgjegjesinë kryesore në këtë vepër të amnistohet dhe të dënohen penalisht 2 njerëz të tjerë që nuk kishin asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Edhe gjyqtari i Durrësit që ka dhënë këtë vendim është shkarkuar nga vetingu dhe një nga shkaqet e shkarkimit është kjo vendimarrje e paligjshme.
Të gjitha këto prova na kanë cuar në dyshime të arsyeshme se jemi përpara konsumimit të disa veprave penale nga subjekrtet që ne kallëzojmë sot duke filluar që nga vrasja nga pakujdesia, shpërdorimi i detyrës me pasoja shumë të rënda sic ishte dhe vdekja e një personi por edhe rreziku që ky shpërdorim kishte për 350 persona të akomoduar në ditën e tërmetit.
Ne i kërkojmë SPAK, të sekuestroje të gjitha pajisjet elektronike të zotit Balla, meqënëse është edhe në hetimn për 'EncroChat', dhe ta shikojë publiku dhe SPAK, sesi personi kryesor që aktin e ekspertimit e ka mbajtur në sirtar duke vënë në rrezik jetën e 350 njerëzve vazhdon punën', u shpreh Kalaja.