Berisha: Deri në ditën e fundit të jetës time nuk do të mund ti caktojë kush kryetarin PD-së

Hënë, 16 September 2024 17:15
 
 

Më tej Berisha theksoi se PD është një partnere besnike e vlerave që ndan me SHBA, Britaninë e Madhe, vendeve perëndimore, por kurrë me mafian e këtyre vendeve

Fjala: 

Berisha: Absolutisht qëndron diçka ndryshe. Pse? Kur unë kam deklaruar se nuk përzihet PD me këto dhe është shumë e vërtetë, e kam deklaruar në atë kohë kur unë padita në gjykatën e Parisit, Antony Blinken dhe vazhdoja përpjekjet e mia për të bërë transparencë pa asnjë angazhim të partisë.

Por kur Xhorxh Soros dhe mafia ndërkombëtare kërkoi që Sali Berisha të mos ishte në parlament, atëherë Sali Berisha doli në shesh për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë. Të garantoj se unë isha më komod kur unë mbroja veten time, por nuk ishte ky më problem. Problem ishte se për shkak të dështimit për të patur një fakt të vetëm, ata që dezinjuan Sali Berishën për ti dhënë një goditje opozitës shqiptare në emër të Xhorxh Sorosit dhe për të ndihmuar mafian shqiptare, Edi Ramën, ata pastaj donin të rëndonin politikisht dhe unë u thashë ja ku jam, këtu jam. Dhe ndërmora procese që unë ndërmora, nuk i ndërmora për vete unë ato, por për ti thënë cilido mbi tokë se shqiptarët vendosin vetë dhe nuk vendosni ju. Nuk mund të caktoni ju kush është kryetari i partisë opozitare që përmbysi komunizmin, kurrë. Nuk mund të caktoni ju atë.

PD është një partnere besnike e vlerave që ndan me SHBA, Britaninë e Madhe, vendeve perëndimore, por kurrë me mafian e këtyre vendeve, harroje këtë. Kjo është e vërteta.

Do të thuash ti, se si po ecën? Po ecën, nuk them se po ecën me vrap, por qerrja po ecën. Një gjë të garantoj se, kurrë, deri në ditën e fundit të jetës time nuk do të mund ti caktojë kush kryetarin kësaj partie dhe të shkelmojë mbi demokratët shqiptarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...