Një ndër çështjet që kanë hetuar prokurorët në dosjen për Jamarbër Malltezin, drejtuesin e Departamentit të Mjedisit në PD, është bamirësia në fondacionin e Liri Berishës për fëmijët me autizëm.
Te këto hetime është ndalur mbrëmjen e sotme Argita Berisha Malltezi.
Kjo e fundit tha në emisionin e Erla Mëhillit se të gjitha paratë e dërguara për bamirësi janë të deklaruara dhe kanë qenë 100% të ligjshme.
“Ai fondacion është një OJQ që nuk është e Liri Berishës, të gjitha donacionet shkojnë për fëmijët. Janë të gjitha bamirësi, me kontratë, janë të gjitha të deklaruara, të tatuara, janë bërë me bankë. Ne paguajmë çdo vit 2,5 për qind të asaj që kemi për zekat, dhe kjo ka qenë pjesë e kësaj. Kanë qenë 100% të ligjshme, me burim të kontrolluar dhe tatuar. Se çfarë bëj unë me të ardhurat e mia të deklaruara… çdo vit bëj deklarime në ILDKP”, theksoi Malltezi.