Një tjetër degë e re e PD hapet në Itali, kësaj radhe ajo do të çelet në Parma.
Njoftimi është bërë publik nga vetë Partia Demokratike, e cila që prej votimit të votës së diasporën në ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor, e ka kthyer vëmendjen e saj tek emigrantët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Ashtu sikurse hapja e degës së re të PD në komunën Emilia-Romagna, shqiptarëve në Parma do t’u mundësohet që të njihen më shumë mbi aktivitetet e kësaj force politike, për të mbrojtur edhe të drejtat e tyre në vendin fqinj.
Nën kryesimin e deputetes së PD, Albana Vokshi dhe pjesëmarrjen e deputeteve italiane të ‘Forza Italia’, Rosaria Tassinari dhe Erica Mazzetti, dega e re e PD në Itali do t’u mundësojë shqiptarëve atje më shumë akses mbi politik-bërjen në Shqipëri dhe vendimarrjen politike nga Tirana Zyrtare.
Organizimi për çeljen e degës së PD në Parma bëhet nga kryetari i PD Itali dhe njëkohësisht, kordinator i ‘Forza Italia’, Bardhok Doda