‘Takim jashtëzakonisht i rëndësishëm’/ Berisha me të rinjtë e FRPD: Regjimi ka errësuar mundësitë dhe ëndrrat tuaja

Hënë, 23 September 2024 20:03
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e të rejat e FRPD, duke e cilësuar si një takim jashtëzakonisht të rëndësishëm.

‘Jeni mbledhur në atë sallë në një kohë kur një regjim, një pushtim i brendshëm ka vendosur para jush, para vëllezërve dhe motrave tuaj, bashkëmoshatarëve tuaj barrazhe dhe të mëdha, ju ka vendosur ju para një përjashtimi real social, ka errësuar me kompleksit e politikave të tij mundësitë, ëndrrën tuaj’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij para anëtarëve të FRPD. 

Berisha: Faleminderit Besart dhe një përshëndetje të përzemërt ju, Desadës, Kleas, Leartit dhe të gjithë të pranishmëve në këtë takim shumë të rëndësishëm. Në një nga takimet më të rëndësishme për të rinjtë e vendit, për PD dhe për opozitën. 

E them këtë, sepse këtë takim e bën jashtëzakonisht të rëndësishëm situata, rrethanat në të cilat ju të dashur të reja dhe të rinj, gjimnaziste dhe gjimnazistë jeni mbledhur sot në atë sallë.

Jeni mbledhur në atë sallë në një kohë kur një regjim, një pushtim i brendshëm ka vendosur para jush, para vëllezërve dhe motrave tuaj, bashkëmoshatarëve tuaj barrazhe dhe të mëdha, ju ka vendosur ju para një përjashtimi real social, ka errësuar me kompleksit e politikave të tij mundësitë, ëndrrën tuaj.

Por kjo do të thotë të ardhmen e këtij kombi.

Sivjet shkollat u hapën me 350 mijë nxënës të ulur në bankat e tyre. Nga 630 mijë që ishin ata 11 vite më parë. Kurë ndonjëherë në historinë e këtij kombi nuk ka ndodhur nëj përgjysmim dramatik siç ndodhi në një dekadë i të rinjve në Shqipëri.

Në qoftë se bëhet fjalë për ndërtimin e së ardhmes, ndërtimi i një të ardhme për një shoqëri dhe një vend është ëndrra e çdo të riu. Është tërësia e ëndrrave e të rinjve të këtij vendi dhe këtij kombi.

Por në fakt, shpesh ju dëgjoj të thoni që ky regjim ka vrarë shpresën. Më shumë se aq, ka vrarë ëndrrën. Ka vrarë ëndrrën, sepse ju, vajza dhe djem të mençur konstatoni se në vendin tuaj, në qytetin ku banoni është e pamundur të mendosh se mund të ndërtosh folenë e familjes, se mund të ndërtosh shtëpizën e projekteve tua, se mund të mendosh që me idetë, me mendimet, me studimet të ndërtosh në këtë vend një të ardhme të ndritur, një të ardhme që meriton.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...