Berisha: Edi Rama ndryshoi destinacionin në datën 5 maj 2006, për llogari të Olsi Ramës, Paro Laçit dhe ...

Tuesday, 24 September 2024 09:19
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një interviste ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se, është Edi Rama ai i cili në datën 5 maj 2006 ka ndryshuar destinacionin e tokës së klubit Partizani, për llogari të klaneve mafioze të tij, ku para tyre qëndronte Olsi Rama, Paro Laçi dhe të tjerë.

‘Kjo akuzë është një piramidë mashtrimi, që ka të gdhendur fytyrën e Edi Ramës dhe të prokurorëve politikë të tij, Altin Dumanit e pyetjes 1 mln euro, fytyrën e ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja, dhe ndrikullës së bandave të Elbasanit, Millonaj.

Kjo akuzë, kjo piramidë është e ndërtuar fund e krye mbi mashtrimin.

Përsa i përket pretendimit i cili është i shkrojtur në këtë akt, se Fatmir Bektashi, mori përsipër pronarëve se në vitet 2006-2007 të ndryshojë destinacionin e zonës, klubit Partizani dhe këtë e realizoi Sali Berisha në vitin 2013, kjo është një falsifikim, shpifje e njerëzve që nuk kanë ligj, moral, nuk kanë dinjitet, por janë veçse skllevër të krimeve të tyre, peng të Edi Ramës.

Pse e them unë këtë?

Së pari, kur pronarët kanë firmosur marrëveshjen me Fatmir Bektashin, për ndryshimin e destinacionit, Edi Rama pa asnjë kërkesë nga pronarët dhe institucionet shtetërore, kishte vendosur në datën 5 maj 2006, ndryshimin e destinacionit të një pjese të këtij territori.

Jo për llogari të pronarëve, jo për llogari të institucioneve, po për llogari absolutisht të klanit të tij mafioz, në të cilin burime zyrtare të kohës, kanë informuar se prapa tij qëndronte Olsi Rama dhe zaptuesi tjetër i klubit, Paro Laçi e ndonjë tjetër.

Edi Rama ndryshoi destinacionin në datën 5 maj 2006 në këshillin teknik të bashkisë. Në qershor 2006, Edi Rama këtë vendim të Këshillit Teknik e kaloi në KRT e Bashkisë që dominohej nga përfaqësues të mazhorancës. Por përsëri e kaloi, e votoi pa asnjë kërkesë nga pronarët e tokës, i ndryshoi destinacionin për llogari të klanit të tij mafioz, të vetes së tij.

Sali Berisha në ligjin e urbanistikës dhe në asnjë ligj të vendit, kryeministri nuk gëzon të drejtë të iniciojë, të propozojë, ndryshim destinacioni në territorin e qeverisjeve vendore. Me detyrim ligjor është i detyruar të firmos aktet dhe vendimet e KRT të bashkive.

Skapistët politikë, për të bërë të besueshëm mashtrimin e tyre, në mënyrë të padenjë, paraqesin Sali Berishën si kryetar të KRT së bashkisë.

Në vitin 2005, me Edi Ramën kemi pasur një përplasje të madhe me nyjën e Zogut të zi, sepse ekspertët më të mirë thanë se, ajo do të jetë nyja e vdekjes nga aksidentet. Për të mbrojtur sigurinë e trafikut, qeveria miratoi dhe firmosi një akt normativ me të cilin i lejonte prefektit mbledhjen e KRT-s. Këtë akt, Edi Rama e çoi në Këshillin e Europës në Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale dhe kryetari i këtij autoriteti, deklaroi se, qeveria kishte shkelur kartën e autonomisë vendore. Këtu qeveria u tërhoq.

Siç e shifni, Sali Berisha nuk ka ndryshuar në mënyrë absolute destinacionin e territorit të klubit Partizani’, tha gjatë intervistës në SYRI TV, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...