Argita dhe Jamarbër Malltezi në dosjen e SPAK/ Berisha: Shpifje, trillim i denjë, vetëm për Dumanin...Krajën...dhe Millonain...

Tuesday, 24 September 2024 09:23
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur poshtë të gjitha citimet e prokurorëve të SPAK në dosjen Partizani për gënjeshtrat në drejtim të bijës së tij Argita Malltezit dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezin.

Duke i cilësuar shpifje dhe trillimet të denja, Berisha theksoi se këto vlejnë vetëm për Dumanin e pyetjes 1 milionë, të cilën nuk e bëri se ishte për vrasje dhe u shpërblye, për Krajën xhelatin e sigurimit të shtetit dhe për Millonain, ndrikullën e bandave të Elbasanit. 

Intervista në studio:

Peka: Një tjetër akuzë nga dosja e SPAK. Vajza juaj citohet se i ka shitur një apartmanet Safet Gjicit dhe zonja Malltezi ka vijuar të marrë qera edhe pasi e ka shitur. A e keni pyetur ju vajzën tuaj nëse i ka shitur apartament Safet Gjicit dhe a ka vazhduar të marrë qera edhe pasi e ka shitur?

Berisha: Trillim i turpshëm. Është i vërtetë që para 15-20 vitesh kanë shitur një apartament banimi Safet Gjicit por është mashtrim se pas shitjes kanë vijuar të marrin qera. Në rrugën ku ndodhet apartamenti që është shitur ekzsiton një apartament tjetër i deklaruar me të gjithë treguesit i cili edhe sot është me qera, edhe sot vazhdon të jetë me qera por atyre u interesonte në mënyrë amorale të paraqesin shitjen si fals-shitje, të shpifin se Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi vazhdonin të merrnin qera pas shitjes.

Peka: Jamarbër Malltezi citohet në dosje se ka përfituar konsulencë nga një kompani austriake prestigjioze që ka disa investime serioze në Shqipëri. A janë këto përfitime nga konsulenca sipas SPAK dhe a ka një akuzë për Jamarbërin dhe kompaninë austriake për përfitimet nga këto konsulenca dhe  a keni ju dijeni për to?

Berisha: Jamarbër Malltezi është një ekspert i përkushtuar me kualifikimet më të mira në fushën e mjedisit. Një ekspert që i kanë besuar ekspertiza institucionet më serioze ndërkombëtare BE, UNDP, Banka Botërore etj. në fushën e mjedisit. Kompania austriake që ka nderuar Ashtën ka fituar tenderin në një garë ndërkombëtare të mbikëqyrur nga IFC e Bankës Botërore me një pjesëmarrje të disa kompanive shumë serioze. Kjo kompani para se të paraqesë ofertën ka zgjedhur për studimin e mjedisit të zonës së Ashtës për hidrocentralin një kompani shqiptare të kryesuar nga një specialist i njohur në fushën e mjedisit i cili funksiononte me një ekip prej 17 veta ku njëri prej të cilëve ishte Jamarbër Malltezi. Zgjedhja e kompanive private është një zgjedhje e tyre dhe të pyetet njëmijë herë ku dhe në asnjë rast nuk i është rekomanduar asaj kompanie që nuk e kam idenë por që ishte Abi aty ekspert dhe kjo vetëm e vetëm për të hedhur shashka pa asnjë vlerë.

Peka: Në dosje citohet se Argita Malltezi ka blerë disa apartamente në kompaninë e Bashkim Ulaj për të cilat nuk ka pagesa dhe nuk janë deklaruar në ILDKP. A e keni pyetur ju Argitën për këtë fakt të pretenduar nga SPAK dhe cila është e vërteta?

Berisha: Nuk e kam parë këtë akuzë por nqs është është një turp, shpifje, trillim i denjë, vetëm për Dumanin e pyetjes 1 milinë, të cilën nuk e bëri se ishte për vrasje dhe u shpërblye, për Krajën xhelatin e sigurimit të shtetit dhe për Millonain, ndrikullën e bandave të Elbasanit.

Argita Malltezi është e vërtetë që ka blerë te ndërtuesi Bashkim Ulaj apartamente, dy mos gaboj por i ka paguar ato qindarkë për qindarkë. Meqë jemi këtu dua të bëj një sqarim. Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë punuar në Kosovë në UMNIC dhe aty janë paguar me rroga të cilat e vërteta është që me çmimet e asaj kohe, mund të blinin një apartament çdo muaj po të donin. Këto rroga ato i kanë të deklaruara qindarkë më qindarkë. Të dy të angazhuar në aktivitet akademik kanë preferuar që në tërësi kursimet e tyre t’i investojnë në ekonomi ‘rente’, apartamente me dhënie me qera, e cila nuk kërkon mundime për ndjekje por jep më pak.

Investimi në apartamente mund të hyjë te investimet që nuk e kthejnë shpejtë investimin por e kthejnë një fitim konstant. Me këtë kontekst këta kanë blerë apartamente edhe në vende të tjera sepse i kanë gjetur më lirë se në qendrën e Tiranës. Ky është biznesi i tyre. Gjithçka i deklaruar në ILDKP, gjithçka i verifikuar në mënyrë të përsëritur nga organi i luftës së larjeve të parave për çdo transaksion, gjithçka me tatime të paguara dhe në përputhje të plotë me ligjet e vendit.

Peka: Në dosje citohet se Argita Malltezi ka përfituar 8 mijë euro qera për një apartament. A  është e vërtetë apo një lapsus sepse nga vetë zonja Malltezi tha se bëhej fjalë për qera 800 euro. E keni pyetur ju konkretisht, ka përfituar qera 8 mijë euro apo 800 euro?

Berisha: Nuk është lapsus është shpifje e qëllimshme. E kanë bërë edhe me ‘Bold’ që të mos u shpëtojë nga leximi një shpifje banale. Qeraja që ka dokumenta ka deklarime ka kontratë është gjithsej 800 euro e atij apartamenti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...