Drejtuesi politik i Qarkut Vlorë për PD në zgjedhjet e ardshme të përgjithsme 2025, deputeti demokrat Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim me kryesinë e Degës PD Sarandë, nën drejtimin e kryetares Manjola Nikollo dhe deputetes Ina Zhupa.
Duke i uruar kryesisë së re dhe dy nënkryetarëve të zgjedhur, urimet më të përzemërta, Leskaj thekson se kjo degë do arrijë rezultate sa më të larta në zgjedhjet e ardhshme.
‘Kyefjala e demokratëve të Sarandës ishte; Qeveri teknike, si e vetmja shpresë që garanton votën e lirë’, shkruan Leskaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Degës Sarandë, nën drejtimin e kryetares zj.Manjola Nikollo dhe deputetes zj.Ina Zhupa, kisha kënaqësinë ti uroja kryesisë së re dhe dy nënkryetarëve të zgjedhur,urimet më të përzemërta për ta çuar këtë degë në rezultate sa më të larta në zgjedhjet e ardhshme!
Diskutimet e mbajtura gjatë mbledhjes kishin fokus:
Vitalitetin e degës si dhe aktivitetet politike lokale dhe qëndrore për maksimizimin e mbështetjes së Partisë Demokratike tek qytetarët.
Kyefjala e demokratëve të Sarandës ishte; Qeveri teknike, si e vetmja shpresë që garanton votën e lirë.