Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një thirrje të fortë në rrjetet sociale.
Blushi kërkon që të arrestohet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e akuzon si vrasësin e Ardit Gjoklajt, pronarin faktik të inceneratorit fantazmë dhe kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal “5D”.
Ai deklaron se arrestimi i Veliajt duhet të ndodhë sa më parë.
“Erion Qeliaj, vrasësi i Ardit Gjoklajt, pronari faktik i inceneratorit fantazmë dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal '5D' duhet dhe do të arrestohet sa më parë!
SPAK-u i Dumanit, ‘kolektori’ i Ramaformës, është shpresa e vetme e Erion Qelisë, ideatorit, ekzekutorit dhe përfituesit kryesor të aferave më të mëdha korruptive.
Kur edhe ‘Drejtësia e Re’ e tradhtoi popullin për t’u bërë njësh me Narkoshtetin, atëherë qytetarët kanë gjithë të drejtën legjitime të arrestojnë dhe ta ndëshkojnë Erion Qelinë, për ta bërë shembull që askush të mos guxojë më të fusë duart në xhepat e tyre!”, shkruan sekretari i PL-së.