Berisha: Shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, presidentin, drejtësinë, narkoshtetin, pra të gjitha pushtetet

Diel, 29 September 2024 20:03
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpjegoi shqiptarëve se ata sot kanë kundër tyre, qeverinë, presidentin, drejtësinë dhe narkoshtetin.

‘A do lejojmë ne që të dorëzojmë fatin tonë, fatin e fëmijëve tanë, fatin e demokracisë, fatin e Shqipërisë, një narkodiktatori si Edi Rama, pasardhës i etërve xhelatë që ngjyen duart me gjakun e shqiptarëve për 45 vite’, u shpreh Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.  

Berisha: Ervin Salianji ishte dhe është një nga ata të rinj guximtarë që midis të vërtetës dhe përuljes, nënshtrimit, pazareve me kriminelët në pushtet, zgjodhi të mbrojë të vërtetën.

Zgjodhi të mbrojë interesin e çdo qytetari të këtij vendi dhe jo vetëm të Shqipërisë.

Mafia nuk ka kufi, mafia nuk ka atdhe, ajo është një rrezik jo vetëm për një komb, por po kaq edhe për kombe të tjera.

Mirëpo, kur deputetët e opozitës burgosen se denoncojnë krimin e organizuar, vetiu shtrohet pyetja: kush do i mbrojë qytetarët, kush do i mbrojë fëmijët etyre, kush do jetë avokati i aspiratave të tyre, kush do përballet publikisht me trafikantët, me gjobëvënësit, me kriminelët?

A do ju mbrojë qeveria e Edi Ramës, që pret në zyrë njëra pas tjetrës vëllazëritë e drogës, kartelet e Sinaloas?

A do ju mbrojë presidenti që sillet si një noter i kreut të narkoshtetit shqiptar?

A do ju mbrojë drejtësia që është sot njësh me krimin, e cila në vend që të çojë përpara hekurave Edi Ramën për vjedhjet dhe plaçkitjet e mëdha të këtij kombi, për tradhtitë e tij kombëtare, për përpjekjet e tij për ndezjen e konflikteve në Kosovë dhe ndarjen e Kosovës me Aleksandër Vuçiç? Në vend se të çojë prapa hekurave Erion Veliajn, që ka vendosur modelin unik të vjedhjes 100 përqind të fondeve, Olta Xhaçkën që del mbi parlamentin, mbi Gjykatën Kushtetuese dhe e shndërron Shqipërinë në republikën e saj, kjo gjykatë dënon me burg Ervin Salianjin.

Shqiptarët sot kanë kundër tyre qeverinë, kanë kundër tyre presidentin, kanë kundër tyre drejtësinë, kanë kundër tyre krimin e organizuar, kanë kundër tyre narkoshtetin, pra të gjitha këto pushtete, të cilat janë më shumë se pushtetet që kishte diktatori i fundit komunist në vitin 1991, janë aktualisht instrumente të mobokracisë, diktaturës të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen të shqiptarëve të Edi Ramës.

Të një Noriege, të këtij narkodiktatori që zbaton manualet e narkodiktaturave në Shqipëri.

Të gjitha këto dihen, nuk po themi gjë të re.

Por sot pyetja që duhet t’i shtrojë vetes çdo shqiptar, çdo drejtues i PD, anëtar i Këshillit Kombëtar, çdo opozitar: A do lejojmë ne që të dorëzojmë fatin tonë, fatin e fëmijëve tanë, fatin e demokracisë, fatin e Shqipërisë, një narkodiktatori si Edi Rama, pasardhës i etërve xhelatë që ngjyen duart me gjakun e shqiptarëve për 45 vite.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...