Gjekmarkaj: Vendimi i sotëm i Zonjës ‘Pushka’ e partisë me urdhër të Ramës, defakto shuarje e Parlamentit

E Enjte, 03 October 2024 12:06
 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, i cili nëpërmjet Komisionit të Etikës, ka përjashtuar 24 deputetët e opoztiës në parlament, pasi këta të fundit protestuan duke djegur karriget e tyre në oborrin e Kuvendit, si shenjë simbolike për burgosjes politike të Nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji.

‘Vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka” e partisë me urdhër të Edi Ramës i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është defakto shuarje e Parlamentit!’, thekson Gjekmarkaj.

 

Postimi i plotë:

Vendimi i sotem i Zonjes “Pushka” e partise me urdher të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është defakto shuarje e Parlamentit!

Një vendim që tregon frikë, deshperim dhe urrejtje ndaj opozites! Bindja “paternaliste” se “une” kam të “drejtë” dhe bej ç’të dua, dhunoj, ndeshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shënjë e qartë e degradimit të ketij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kesaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike!

Turp per koleget kukulla të PS që kaq padënjesisht perdoren. Pushteti në çdo rast është i perkohshem, jeta më e gjatë, turpi i perjetshem! Ju lutem mos na buzeqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të perdorur.

Edhe rregullorja e dhunes e miratuar pak kohe me pare si represion ndaj opozites nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte per denime të tilla 40-60! Hakmarrje  dhe jo ndeshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë!

E keni në traditen e eterve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptaret nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon perballja çdo ditë e kudo!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...