Lubonja: Reforma në drejtësi u bë për të eliminuar opozitën! Ndërkombëtarët reagojnë për karriget që nuk vlejnë

Premte, 04 October 2024 12:34
 

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open tha se Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës. Lubonja theksoi se opozita sot me përplasjen në Kuvend bëri një akt simbolik, nga pafuqia. Ai tha se maxhoranca ka me vete oligarkët, mediat dhe se bashkëpunon me krimin.

Fatos Lubonja: Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës. Demokracia është dialog dhe parti do të thotë pjesë. Nga 2017 ka pësuar mutacion të keq. Më herët ka pasur një ekuilibër mes partive, ka pasur edhe rotacion. Reforma në drejtësi që gjoja u bë për drejtësi të pavarur për mua është bërë për të eliminuar opozitën. Gjëja kryesore që ka rënduar situatën është përfshirja e krimit të organizuar në politikë dhe në ekonomi.

Opozita bëri një akt simbolik nga pafuqia e saj. Nuk ka më mbështetjen e dikurshme, nuk ka oligarkë që ta subvencionojnë dhe dogji disa karrige, që nuk vlejnë aspak. Ndërkombëtarët reagojnë për karriget dhe jo për gjëra të tjera më të rënda. Rama bën Komision Antikorrupsion, kur po na mbyt korrupsioni. Nëse nuk i del përpara kush, Rama do na shkelë të gjithëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...