CNA mëson nga burime pranë ish-kreut të PD, Lulzim Basha se ai dje ka shkuar për një vizitë në shtepinë e kryeministrit Rama, pas daljes së këtij të fundit nga spitali.
I njëti burim theksoi se Lulzim Basha ka qendruar rreth një orë më Ramën, duke shfrytëzuar vizitën për arsye shëndetësore edhe për një diskutim të aktualitetit politik dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Basha mësohet ti ketë garantuar kryeministrit, mbështetjen e tij dhe qëndrimin edhe njëherë pro marrveshjes së 17 majit 2017, që i bashkon ata në qeverisje, në rast se Rama nuk siguron 31 mandate.
Nuk ka ende detaje nga takimi por një burim zyrtar pranë qeverisë konfirmoi zhvillimin e bisedës rreth një orëshe të Lulzim Bashës me Ramën në shtepinë e këtij të fundit.
Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë ditën e hënë në orën 18.00. Drejtuesit demokratë, përfshi ish-kryeministrin Sali Berisha kanë paralajmëruar “mos bindje civile” dhe kanë mbajtur të fshehtë skenarët.
ISh-kreu i PD, Lulzim Basha nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë reagim në mbështetje të protestës duke u sjellë qartazi tashmë si aleati më i ri i kryeministrit Edi Rama.