Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një mesazh me rastin e nisjes së vitit të ri akademik.
POSTIMI I PLOTË
Urim për studentet dhe studentët që hynë sot në auditore!
Të dashur miq, sot studentët e universiteteve nisën vitin e ri universitar.
Ata hynë në auditore si studentët me tarifat më të larta se në çdo vend anëtar të Bashkimit Europian!
Ata nisën vitin këtë vit me një përgjysmim të numrit të tyre dhe mbyllje te dhjetëra programeve.
Studentët e Fakultetit Ekonomik bojkotuan orët e para të mësimit me kërkesat e ligjshme: uljen e tarifave të larta, siguri dhe jo dhunë në mjediset e fakultetit.
Duke uruar çdo studente dhe student vitin universitar dhe në veçanti studentët e Fakultetit Ekonomik për bojkotin e tyre PD garanton studentët se në vendimet më të para të saj do të jetë përgjysmimi i tarifave të tyre, dhe dyfishimi i bursave të tyre.