Ushtari i Ramës, Ndreca kërcënon Vokshin me gjyq dhe i tregon se di edhe emrin e gjyqtarit…

E mërkurë, 09 October 2024 19:24
 

Një debat i ashpër ka shpërthyer sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, ku deputetja Albana Vokshi, kryetare e komisionit, dhe Plarent Ndreca, nënkryetar, janë përfshirë në një përplasje të fortë.

Ndreca kërcënoi Vokshin se kishte për qëllim ta dërgonte për ndjekje penale, duke përmendur madje edhe që di emrin e gjykatësit që do të merret me rastin.

“Unë do ta çoj për ndjekje penale, po deshe, të them edhe emrin e gjykatësit që do të jetë,” tha ai, duke lënë të kuptohet se kishte informacion të brendshëm mbi mënyrën se si do të zhvillohej procesi gjyqësor.

Më pas, Ndreca shtoi: “Hajde në gjykatë, për kapelet, fol, vazhdo flit, bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyete Gazin për padinë që ka, dhe ai të vijë ta provojë bashkë me ty se sa kam marrë me kapelet.”

Reagimi i Vokshit nuk u vonua: “Ti ke mllefin tënd personal, këto janë ato që të kanë mbushur, ato komplekset e tua.”

Ndreca, duke e sfiduar Vokshin, vazhdoi: “Kjo është një gënjeshtër e fabrikuar gjithë këto vite nga ju, që nuk kuptoni çfarë pune bëjnë njerëzit. Meqenëse je e zonja, bëj këto deklarata që unë do t’i mar shumë shpejt dhe do t’i çoj në vend. Hajde te gjyqtari dhe provoi të gjitha këto. Hajde te gjyqtari, po të them edhe emrin e gjyqtarit ku do të jesh palë e paditur.”

Përgjigja e Vokshit ishte e prerë: “E di dhe emrin, e di dhe emrin e gjyqtarit.”

Ndreca iu përgjigj: “Po sigurisht, është caktuar gjyqtari.”

Ky debat shkakton shqetësim të madh dhe ngre pyetje mbi integritetin e procesit të drejtësisë në vend. dhe tregon se ndihmësit e politikës mund të ushtrojnë ndikim në sistemin gjyqësor, duke minuar pavarësinë e tij.

Ky incident thekson gjithashtu tensionet e brendshme brenda Kuvendit dhe nënvizon nevojën për një hetim të thelluar mbi ndikimet politike në sistemin e drejtësisë. 

Debati i sotëm përbën një sinjal të qartë se lufta për transparencë dhe përgjegjësi në sektorin e shëndetësisë është larg përfundimit, dhe tensionet politike do të vazhdojnë të ndikojnë në punën e institucioneve të vendit.

DEBATI:

Ndreca: Hajde në gjykatë, për kapelet, fol, vazhdo flit, bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyete Gazin për padinë që ka, dhe ai të vijë ta provojë bashkë me ty se sa kam marrë me kapelet.

Vokshi: Ti ke mllefin tënd personal; këto janë ato që të kanë mbushur, ato komplekset e tua.

Ndreca: Kjo është një gënjeshtër e fabrikuar gjithë këto vite nga ju, që nuk kuptoni çfarë pune bëjnë njerëzit. Meqenëse je e zonja, bëj këto deklarata që unë do ti mar shumë shpejt dhe do ti çoj në vend. Hajde te gjyqtari dhe provoi të gjitha këto. Hajde te gjyqtari, po të them edhe emrin e gjyqtarit ku do të jesh palë e paditur.

Vokshi: E di dhe emrin, e di dhe emrin e gjyqtarit.

Ndreca: Po sigurisht, është caktuar gjyqtari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...