Guardia di Financa rrëzon propagandën: Në Shqipëri u trefishuan sipërfaqet me kanabis

E Enjte, 10 October 2024 16:18
 

Nga Alba Kepi

Gati trefish më shumë është rritur mbjellja e bimëve kanabis në Shqipëri e mbi 164% plantacione me marijuanë janë dokumentuar më shumë se një vit më parë.

Kartelat kolumbiane zgjedhin mafian shqiptare re si ndërmjetësit më të besuar në narkotrafikun botëror, bashkë me kartelat meksikane dhe ato braziliane të PÇ. Narkotrafiku shqiptar në Itali është një nga organizimet kriminale të huaja më të fuqishme në Itali, i aftë të lëviz sasi të mëdha kokaine e heroine.

Rreth 1600 shqiptarë janë vënë nën proces gjyqësor për trafik droge në Itali, 19 prej të cilëve minorenë, e mbi 9000 të tjerë janë denoncuar pranë autoriteteve gjyqësore.

Këto janë disa nga konkluzionet e analizës së raportit vjetor të publikuar së fundmi nga Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës Italiane mbi trafikun e lëndëve narkotike.

Image

Aktiviteti i Guardia di Finanza Italiane për mbikëqyrjen ajrore të platancioneve me drogë në Shqipëri ka vërtetuar një rritje me 164,61% të mbjelljes së saj përgjatë 2023 në krahasim me 2022.

Janë dokumentuar 108.282 bimë kanabis të mbjella në territorin shqiptar kundrerjt 49.201 bimëve të kapura një vit më parë.

Sipas raportit në trafikun e kokainës shqiptarët, menaxhojnë çdo fazë të tij, që nga blerja në vendet e prodhimit, transporti, magazinimi, lëvizja në portet hollandeze e belge e deri mbërritja në Itali dhe Europë e më pas tregtimi në tregjet ilegale.

Shqiptarët anë ndërmjetësit më të besuar në trafikun e kokës me mafien kalabreze, pulieze e siciliane por dhe me grupet e tjera kriminale.

Ndërsa në trafikun e heroinës shqiptarët menaxhojnë si padronë të vetëm segmentin e fundit të trafikut të saj në rrugën ballkanike që nga Turqia transporton heroinën afgane drejt tregjeve të Europës.

Image

E në trafikun e marijuanës, Shqipëria është vendi kryesor i kultivimit të kanabisit e trafikut të saj në Europë. Trafiku i marijuanës së kultivuar në Shqipëri, në Itali është nën kontrollin e grupeve kriminale shqiptare e që e bëjnë shpesh në bashkëpunim me mafien pulieze. Shqiptarët mbajnë lidhje të drejtpërdrejta për furnizimin me marijuanë dhe të vendeve në tranzit të trafikut si dhe për furnizimin e mafias kalabreze Ndrangheta dhe Camorra.

 Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës Italiane në raportin vjetor mbi trafikun e lëndëve narkotike në Itali bazohet në të dhëna e statistika nga aktiviteti i Forcave Italiane të Policisë dhe të Agjencive Ndërkombëtare antidrogë që kooperojnë në bashkëpunim me ta.

Ky relacion thekson dëmin që trafiku i drogës dhe ekonomia ilegale e lidhur me të, shkakton në destabilizimin social dhe shkatërrimin ambiental. Të dhënat përmbledhin aktivitetin antidrogë përgjatë vitit 2023 e kanë evidentuar dy fenomene në rritje; përdorimin e një teknologjie të kriptuar për komunikimin mes grupeve të narkotrafikut si dhe shtimin e pranisë së tyre në zonat portuale për të favorizuar ngarkim shkarkimin e kontejnerëve me drogë.

Raporti vjetor i Antidrogës italiane evidenton se kriminaliteti shqiptar në trafikun e drogës në Itali është ndër organizimet më të fuqishme të huaja, më aktivet në skenarin e trafikut kombëtar e ndërkombëtar të narkotrafikut.

Image

‘Kanë arritur të kontakton në rrjetin kriminal të këtij sektori duke u klasifikuar si organizimet më të fuqishme e më të egra në trafikun e drogës’, shkruan raporti, siç e dokumentojnë të dhënat e tij.

Gjatë vitit të fundit në Itali numri i shqiptarëve të arrestuar për trafik droge është më i lartë se i çdo kombësie tjetër të huaj; 171 shqiptarë janë arrestuar me akuzën e organizimit të narkotrafikut, 1432 për trafik droge.

1263 shqiptarë janë sinjalizuar nga autoriteteve gjyqësore për trafik kokaine e rreth 20 mijë kg kokainë janë kapur gjatë një viti në territorin italian.

Aktiviteti operacional ka çuar në kapjen e rreth 260 kg heroinë, mbi 40 mijë kg marijuanë, mbi 27 mijë kg hashash e mbi 136 kg drogë sintetike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...