Berisha: Harapi i Presidencës i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete. A ka gjë më të turpshme se kjo?

E Enjte, 10 October 2024 22:49
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te skandali i presidentit Bajram Begaj, i cili gjatë vizitës së homologut turk Rexhep Taip Erdogan, i kërkoi këtij të fundit që të ndërtojë zyra për vete.

‘Harapi i Presidencës i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete. A ka gjë më të turpshme se kjo? Këta vetëm për veten e tyre mendojnë’, u shpreh Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: U bëj thirrje sonte të gjithë besimtarëve pa dallim feje, të bashkohemi kundër atyre që si puna e Edi Ramës kërkojnë të nxisin ndasi fetare për qëllime politike.

U bëj thirrje të rinjve shqiptarë, të rinjve, studentëve, nxënësve, të bashkohemi, të vazhdojmë mosbindjen civile gjer në fitoren tonë.

Iu bëj thirrje të gjithë pensionistëve të bashkohemi në këtë betejë ndaj kësaj klike hajdutërish të pashpirt që ditë e natë mendon për luksin e vet, për pasuritë e tyre.

Të dashur pensionistë, a e dëgjuat sot Harapin e Presidencës tek kërkonte zyra për vete mikut të ardhur se nuk i mjaftonin 500 metër katrorë.

Por ka gjë më të turpshme?

Këta vetëm për veten e tyre mendojnë.

Ai i kërkon presidentit turk, t’ia ndërtojë presidencën, dhe nuk kërkon mbështetje për fondin e pensioneve, nuk kërkon mbështetje financiare për fondin e sigurimeve shëndetësore.

Ai ndjek rrugën, se e kam emrin Bajram, por ai duhet ta ketë Haram, ai ndjek rrugën e Edi Ramës, i cili 10 ditë më parë shpalli ndërtimin në tokë publike të 4 kullave me pretekstin se do ketë disa kate edhe për ministritë. Do ketë ca kate për xhepat e tij ky i pangopur që ka vetëm veten shok.

Asgjë nuk prisni nga kjo hordhi hajdutërish përveçse varfëri, varfëri dhe vetëm varfëri.

Ndaj dhe u bëj thirrje të mos bashkohemi në mosbindje civile, në betejë të pandalshme gjer në fitore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...