Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje Komunitetit Mysliman Shqiptar që të hedhi poshtë përpjekjen e Edi Ramës për t’i përçarë.
‘Thirrja ime për Komunitetin Mysliman Shqiptar është të hidhni poshtë përpjekjen diabolike të Edi Ramës për përçarjen tuaj’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Të dashur miq, sot për komunitetin mysliman shqiptar ishte një ditë e veçantë.
U inaugurua Xhamia e Namazgjasë.
U inaugurua në tokën e Komunitetit Mysliman, të konfiskuar nga regjimi komunist dhe të rikthyer nga PD.
Edi Rama e pengoi 11 vite sa qe kryetar bashkie dorëzimin e pronës komunitetit mysliman.
Por më në fund, xhamia e madhe e Tiranës nisi ndërtimin me 17 prill të vitit 2013.
U deshën 11 vite të përfundonte.
E ndërpreu dhe e bllokoi sapo erdhi në pushtet, etj, etj.
Por unë sot kam mirënjohje për të gjithë ata që me bujari financuan ndërtimin e saj.
Thirrja ime për Komunitetin Mysliman Shqiptar është të përçmoni, të hidhni poshtë përpjekjen diabolike të Edi Ramës për përçarjen tuaj.
Përdorimin e xhamisë, tempullit të lutjeve ndaj Zotit, për të përçarë komunitetin mysliman.
Mungesa në ceremoni e udhëheqësit shpirtëror të besimtarëve myslimanë, kryetarit të KMSH, ishte një ofendim për çdo besimtar mysliman.
Por Edi Rama është i angazhuar në mision për të përçarë fetë dhe besimet.
Tre javë më parë, sikur të ishte i biri i Ajatollah Komeinit, shpalli në OKB krijimin e shtetit bektashi.
Tre javë më parë, nuk fton kreun e KMSH, të zgjedhur nga vetë komuniteti.
Në emër të PD dënoj këtë akt, por garantoj besimtarët se kjo parti në respekt të plotë të lirive fetare, besimeve fetare, do i përmbahet kushtetues të ndarjes së shtetit nga feja.
Do respektojmë me admirim të madh tolerancën fetare dhe bashkëveprimin ndërfetar si vlerat më të arrira të shpirtit shqiptar.