Malltezi: Edi Rama grabit 22 hektarë tokë të tjera në Himarë, SPAK nuk guxon as t’i përmendë emrin

Premte, 11 October 2024 18:58
 

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi me anë të një deklarate për mediat, ka akuzuar Edi Ramën se është duke grabitur çdo tokë në Himarë.

Malltezi akuzon SPAK se nuk vepron për asnjë lloj arsye ndaj denoncimeve të PD-së, kundër Edi Ramës, pasi sipas tij, ‘Rama është emri që nuk duhet përmendur’ në Prokurorinë e Posaçme. 

Deklarata e Jamarbër Malltezit: 

Kryehajduti quhet Edi Rama.

Por për SPAK-un, ai është si Voldemort-“he Ëho should not be named”! (ai të cilit nuk i duhet përmendur emri).

Epshi i Edi Ramës për të vjedhur tokat e himarjotëve nuk ka kufi. Kur i doli një pengesë e quajtur Beleri, e burgosi me dëshmitarë të rremë të paguar dhe me dreqtësinë e kapur peng.

Vodhi toka e i ndau me vendime të personalizuara qeverie për bandat plaçkitëse të tij. Fillimisht grabiti toke publike me Xhaçkën, dhe ndonëse Jorgo Goro është në burg, hoteli i Xhaçkës rritet çdo dite dhe vetë ministres nuk i hyn gjemb në këmbë se nuk lejon Voldemorti.

Pa harruar vendimin e personalizuar të qeverisë për gaztorin e tij Paja. Edi Rama vodhi 224,000 m2 toke në Vuno-Gjipe pa asnjë letër kadastrale, por përsëri SPAK nuk guxon as t’i përmendë emrin hajdutit.

Së fundmi, Edi Rama ka nxjerrë një vendim tjetër të personalizuar: ndryshim destinacioni të 22 hektarëve tokë që ishin pyje dhe kullota dhe grabitje për ndërtim hoteli për shoqërinë “Ëhite Roads Hotel” me pronarin e të cilit, Gjikurinë e famshëm, ndan trastat.

Të nderuar qytetarë!

Dhënia e 22 mijë metrave tokë kullotë për ndërtim është vetëm hapja e siparit të skemës së Edi Ramës për Himarën. Kjo është arsyeja se pse e dënoi Belerin sepse donte të kishte dorë të lirë në ndarjen e Himarës, territorit të fundit ende të paprekur të bregut jonian.

Kjo është një çështje e shkeljes së ligjit, është një shkelje e mjedisit, por mbi të gjitha është çështje korrupsioni dhe vjedhjeje. Investitorët që Rama i quan strategjikë janë të tillë vetëm për pasurimin e Kryeministrit dhe oborrit të tij.

Himara dhe gjithë Shqipëria vetëm zhvaten.

Çdo ditë shqiptarët shohin vjedhjet e pacipa të Edi Ramës dhe bandës së tij dhe çdo ditë shqiptarët ndihen të pafuqishëm dhe largohen nga vendi i tyre. Ndaj çdo ditë Edi Rama ndihet më i fuqishëm dhe kryen grabitjen e radhës.

Ndërsa “palaçot e fëmijëve tanë” janë bërë lecka ku Edi Rama fshin këmbët. Këto vendime janë në dhunim të plotë të MSA që kërkon garë të hapur nëse ke një toke e do të ndërtosh hotel duhet t’a shpallesh me garë të hapur pasi mund të këtë oferta më të mira (1) për banoret vendas, (2) për nxitjen e ekonomisë e turizmit, por dhe (3) me miqësore për mjedisin.

Pse nuk bëhet garë?

Pse dhunohet MSA?

Thjesht, sulltanit nuk ia ndjen as për banoret, as për MSA e as për ekonominë. Veç të vjedhë me bandat e tij qe pastaj ti përdorë për të blerë vota siç e demonstroi ne Shkodër. Disa kane zgjedhur ikjen nga ky vend si të kish rënë kolera, disa ulin kokën e fshihen, ndërsa ne, Partia Demokratike, kemi zgjedhur të përballemi dhe t’i themi të vërtetat në sy.

Të përballemi me të keqen me çdo çmim.

Nuk fitojmë asgjë, përkundrazi burgosje politike, por është detyrim ndaj Shqipërisë, është betejë për dinjitetin e kombit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...