Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar nga demokratët dhe simpatizantët e PD që të dhjetëfishojnë përpjekjet kundër qeverisë së Edi Ramës.
Berisha ka bërë thirrje që të protestohet çdo ditë në çdo cep të Shqipërisë.
‘Të dhjetëfishojmë përpjekjet tona për të transformuar Shqipërinë, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, në vendin e mosbindjes civile, në vendin e njerëzve guximtarë të përgjegjshëm për misionin e tyre të cilët me guxim e revoltë, përmbysin në një hark kohor, 32 vjeçar diktaturën e dytë në Shqipëri.
Diktaturën e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ky regjim përmbyset vetëm atëherë kur ne do të protestojmë çdo ditë, do të protestojmë në mbarë Shqipërinë.
T’ia dridhim tokën nën këmbë, kësaj fare hajdutërish që po zbrazin Shqipërinë, po dëbojnë shqiptarët nga trojet e tyre’, thotë kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e shpërndarë në Facebook.