Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pavarësisht skandaleve që kanë “mbërthyer” bashkinë, vijon të bëjë propagandë në rrjetet sociale.
Mëngjesin e kësaj të diele, Veliaj ka bërë propagandë me krasitjen e pemëve në kryeqytet.
Por pavarësisht tentativës për të manipuluar dhe për të treguar se po kujdeset për Tiranën, e cila për javë të tëra u kthye në kosh plehrash, qytetarët kanë treguar fytyrën e vërtetë të Veliajt.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë komentuar në profilin e kryebashkiakut, duke “çjerrë” propagandën dhe duke zbuluar realitetin në të cilin jetojnë.
Ndonëse stafi i Veliajt që merret me pastrimin e komenteve negative në rrjetet sociale ka fshirë shumë komente negative, qytetarët kanë arritur të shprehin mendimin e tyre.
Disa kanë treguar gjendjen e Tiranës, ndërsa një tjetër thekson me ironi se fotografi i bashkisë është për çmim “Nobel”.