Kreu i PD, Sali Berisha u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre të cilët ngrenë pyetjen se ku do të gjenden paratë për të rritur rrogat, pensionet, bursat dhe për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve.
Berisha është shprehur se vetëm nga udhëtimet luksoze të Ramës me avionë privat, kursehen 20 milionë euro, ndërsa në rrugën Tiranë-Durrës, nëse nuk do të jetë tenderi korruptiv si ai që ka miratuar Balluku me Ramënm kursehen plot 100 milionë euro.
Postimi:
Kryeministri i ardhshëm do të udhëtojë me linjat tregtare vetëm si pasagjer i thjeshtë. Vetëm nga kjo në kursejmë plot 20 milionë euro.
Paratë që vidhen nga tenderat korruptivë do të kursehen dhe shkojnë në qindra milionë euro.
Kjo është për ata që pyesin se ku do i gjejë Sali Berisha paratë, ja këtu afër i kemi, vetëm në rrugën Tiranë-Durrës që ishte parashikuar të ndërtohej me 190 milionë euro, tani koston e kanë çuar në 290 milionë euro.