Shën Naumi'/ Malltezi: Nuk e fali Zogu por u negociua nga patriotë, nuk duhet të hahen gënjeshtrat për të vërteta

Hënë, 14 October 2024 18:50
 

Jamarbër Malltezi ka shpjeguar në një postim në facebook të vertetën e “Faljes” se Shen Naumit nga Ahmet Zogu. Ai duke ju referuar fakteve tregon të vërtetën e negocimit të një marrëveshja që u miratuar nga Konferenca e Paqes në Paris.

“Mendimi kritik dhe hulumtimi të çojnë tek e vërteta, natyrisht për ata që duan të dinë të vërtetën”. “Kush pranon çfarë i thonë të tjerët pa vëne në punë mendjen e tij vijon ha gënjeshtrat për të vërteta”, shkruan Malltezi. 

Postimi ne facebook:

Genjeshtra komuniste: Në historinë në shkollë deri vonë shkruhej se Zogu i fali Jugosllavisë Shën Naumin. POR njerëzit mendjehapur që lexojnë e nuk pranojnë tua thonë të tjerët (psh. të huajt e korruptuar se Zogu duhet shpall armik se nuk e mbështeti Anglia në luftë), kuptojnë se realiteti qenka ndryshe. Kujtimet e Mehdi Frasherit (vitet 1913-1933 - OMSCA-1), një patriot i madh që paska qenë në Komisionin Ndërkombëtar për caktimin e Kufijve Shqiptarë (1923-1925) tregon ngjarjen me vërtetësi e pa indoktrinim.

- Jugosllavia bënte presion ne Lidhjen e Kombeve

- Komisioni i Kufijve këshillonte të bëhej marrëveshje

- Shqiptarët bënë negociata fillimisht për zgjerime në zonën e Dibrës por nuk ju pranuan

- kompromisi doli për marrjen e 3 fshatrave dhe shtyrjen me 13 km te vijes se kufirit në perfitim të Shqipërisë se vija e kufirit fillimisht ishte caktuar ngjit me rrugën nacionale Pogradec-Korçë

- Ahmet Zogu u njoftua nga Mehdi Frasheri për këtë gjë dhe kërkoi që të flasin me Ministrat e tjerë e më pas ta çojnë në Parlament

- Myfit Bej Libohova nuk e dinte ku binin ato troje ndaj i kerkoi Mehdi Frasherit ta paraqiste dhe ta mbronte marrëveshjen në Parlament

- Parlamenti votoi dhe e miratoi ndaj Ministria e Jashtme ia përcolli Legatës shqiptare në Paris për ta shënuar në protokollin final të kufijve që do redaktohej në seksionin e shtatmadhorisë së konferencës së Paqes.

Mehdi Frasheri pra si dëshmitar dhe patriot tregon me vërtetësi situatën dhe thotë që fituam pasi u humb një veç më pak se 1km2 por u fitua qoftë në fshatra e qoftë në sipërfaqe shumëfish pasi u shty me 13km me në lindje kufiri.

Mund të ketë diskutime lidhur me cilësinë e territorit të shkëmbyer nëse doli me fitim apo jo, por thelbi është që nuk paska pasur falje nga Zogu, por negociata nga patriotë të tjerë dhe se në sipërfaqe qartazi qenka shumëfish.

Mendimi kritik dhe hulumtimi të çojnë tek e verteta, natyrisht për ata që duan të dinë të vërtetën. Kush pranon çfarë i thonë të tjerët pa vëne në punë mendjen e tij vijon ha gënjeshtrat për të vërteta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...