‘Korrupsion në çdo nivel të qeverisë’/ ZDF ‘gozhdon’ Ramën me raportin e DASH

Tuesday, 15 October 2024 16:46
 
 

Nisja e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë ka gjetur jehonë edhe në mediat gjermane.

Revista gjermane ‘Stern’ shkruan se Shqipëria ka probleme të mëdha me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndërkohë BE do të nisë negociatat pikërisht me kapitujt që lidhen me shtetin ligjor.

Kurse rrjeti televiziv gjerman, ZDF ka intervistuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e pyet se si kërkon integrimin, kur Departamenti amerikan i Shtetit thotë se korrupsioni është i përhapur në çdo nivel të qeverisë.

“Korrupsioni është i përhapur në të gjithë sektorët dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Shqipërinë. Si do ta arrini këtë?

Rama: Kur të lexoni raportin e Ministrisë së Jashtme, ju lutemi lexoni edhe çfarë thotë për vendet e tjera, madje edhe për vendet e BE-së. Dhe ju lutemi lexoni gjithashtu raportin e Komisionit Evropian. Komisioni falënderon Shqipërinë për reformën më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse në drejtësi në rajon.

Falë kësaj reforme, njerëzit e lidhur me pushtetin, qofshin në pushtet apo në opozitë, do të dalin përpara gjyqtarëve dhe prokurorëve të pavarur.

Ata do të akuzohen dhe do të dënohen. Sigurisht që kemi ende probleme me korrupsionin. Por ne jemi në rrugën e duhur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...