Pas një përpjekje të gjatë, Edi Rama, duket se ka vënë nën kontroll edhe KLSH, institucioni i vetëm që pati mbetur i pakapur dhe që pati raportuar miliarda euro abuzime të pushtetit të tij, tashmë do të kontrollohet nga mazhoranca.
Edhe pse Rama e pati atrofizuar punën e KLSH duke kapur më herët drejtësinë, e cila mbyllte sy e veshë për denoncimet e KLSH, përsëri autokrati nuk mund të lejojë që në këtë vend të ketë institucione të pavarura.
Sipas rezolutës së miratuar nga maxhoranca socialiste, KLSH duhet të bëjë transparente kohëzgjatjen, planin dhe grupin e auditimit, duke i vendosur kufij dhe kritere në mënyrën si do të kontrollohen institucionet publike, raporton TCH.
Rezolutë e cila është pak a shumë e ngjashme më ndryshimin e ligjit për Komisione Hetimore Parlamentare, pra,ku mazhoranca e Rilindjes do t’i përcaktojë punën tashmë KLSH çfarë duhet të kontrollojë dhe si duhet ta kontrollojë dhe më e rëndësishmja grupet e auditimit duhet t’ia tregojë Rilindjes me emra, që kjo e fundit të ketë mundësinë t’i kapë rrugës dhe të “përgatisë raportet siç duhet”.
Erion Braçe, krahas Eduart Shalsit, ka qenë më i zëshmi nga rilindasit për vënien nën kontroll të KLSH, zelli i Braçes është i ditur, po afrojnë zgjedhjet dhe lëpirja ndaj shefit të bën deputet përsëri.
“ Ajo që në po kërkojmë ti caktojë vetë, ti bëjë vetë ama ti bëj transparente. Për një auditim të caktuar të këtë një proces të caktuar. Nuk mund të jetë thjeshtë dhe vetëm vullneti im personal, që unë do caktoj Erionin, Frrokun dhe Albanin.”,- është shprehur Braçe në komision.
Eduart Shalsi, kryetari i komisioni kërkoi që të bëjë një ndarje e barabartë të grupeve audituese.
“ Një sekondë more, një sekondë se debat po bëjmë. Shifni pak se çdo të thotë që një auditues të ketë ngarkesë të madhe, ndërkohë të tjerët të bëjnë vetëm 10% të punës.”,- ka thënë ai.
Por për rilindasin tjetër, Frrok Gjini kreut të KLSH i duhen zvogëluar edhe kompetencat, duke propozuar që ato t’ia marrin vartësit, “Ka një rregullore kur i cakton audituesit, dhe ka drejtor të përgjithshëm. E nëse do ta bëni institucionin me pushtet terrorist atëherë këtë fuqi jepjani një njeriu”.- ka thënë Gjini.
Por duke e njohur më mirë shëfin dhe duke ditur që mjafton çfarë është propozuar, Braçe ka ndërhyrë duke bërë rolin e opozitarit dhe ka kundërshtuar propozimin e kolegut Gjini, “Drejtori i Përgjithshëm në përshkrimin e punës ka për detyrë të bëjë punën e të mbaj vendin kaq, atë të bëje. Drejtori Departamentit ka të drejtë të menaxhojë departamentin kaq”,- i është hakërryer Frrokut.
Betejës së Ramës për të kapur KLSH duket se i erdhi fundi, me forcën e kartonëve dhe zellin e Braçes, ky institucion tashmë do të kthehet në një ministri të rilindjes.
Votimi në Parlamentin e kontrolluar nga mazhoranca duket të jetë thjeshtë një formalitet në ditët e ardhshme.