‘Berisha dhe në kushte arresti, inspiron’/ Topalli: Më të fortë dhe të vendosur për të parë triumfin e të vërtetës!

Tuesday, 15 October 2024 23:16
 

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Toppali në ditën e 288 të qëndresës qystetare në mbështetje të liderit të demokratëve, Sali Berisha është shprehur se pavarëisht një sistemi kryekëput nën kontrollin e mafies, e keqja nuk do t’ia dalë të jetë triumfuese.

Nga Rruga e Shpresës, Topalli tha se pavarëisht disa forcave të së keqes që kërkojnë të mposhtin drejtësinë përmes instrumentave friëksuese, përballja me të shkuarën e errët diktatoriale, ka treguar se PD nuk mposhtet lehtë. 

Sipas Topallit, lideri i opozitës, Sali Berisha nuk është tjetër vetëm se një i persekutuar, i një sistemi thellësisht të korruptuar politik. 

Edhe pse në në kushte arresti, Berisha tha ndër të tjera Topalli, vazhdon të inspirojë, duke e bërë PD më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur për të parë triumfin e të vërtetës.

Topalli theksoi se gjatë udhëheqjes demokratike, Shqipëria pati vetëm arritje në arëenën ndërkombëtare, ndërsa tha se humbi mundësinë e hapjes së negociatave 10 vite më parë për shkak të bllokimit të votimit të 3 ligjeve nga ana e opozitës së asokohe (PS).

Jetojmë në një sistem ku mafia ka marrë kontrollin e çdo gjëje. Për fat të keq sot frika është isntrumenti përmes së cilës, ku këta forca kërkron të luftojë për këdo që kërkon të mbrojë të drejtat e tij. Ne s’kemi frikë, hsitoria e kësaj force politike që është ka treguar se jemi konfrokutar me diktaturën e do fitojnë dhe ndaj kësaj padrejtësie, Mafia e orkestruar politike, s’do t’ia dalë.  Berisha është vetëm një i persekutuar, i një sistemi thellësisht të korruptuar politik.

Ndërsa celebrojnë 80-vjetorin e Berishës, celebrojmë lidershipin e padiskutueshëm të tij, burrit të shtetit, inspirimin që përcjell ai.

Mafia mund të përpiqet të vendose mbi të tashmen, por jo të ardhmen e vedinit. E kanë vendosur shqiptarët me vendosmërinë e forcën e së vërtetës që historia na ka mësuar. S’lejojmë që frika të na marrë para.

Asnjë arrestim s’frenon dinjitetin për vendin tonë, Sali berisha është kreanria jonë. Ne s’kemi boshatiosur vendin siç bën pushteti sot, s’kemi futur trafikantë në parlament siç kanë bërë sot, s’ndërtuam firma 5D, s’bënim ligje me porosi. Gjatë qeverisjes së Berishës, arsimi ngrihej e nuk zhytej siç ndodh sot. Bënim zgjedhje të lira dhe e dorëzonim sipas rregullave të demokracisë. S’përdornim grupet kriminale për zgjedhje por i arrestonim ato. Jemi ne që kemi integruar vendin, në KiE, NATO, OSBE, liberalizuam vizat, ndërsa Berisha nënshkroi marrëveshje memorandumi me BE. Nëse opozita e aso kohe të kishte nënshkruar 3 ligje, hapja e negociatave do ishte bërë 10 vite më parë.

Këto ditë ua dedikoj ju Z.Berisha, PD. Edhe në kushte arresti vazhdon të inspirojë, jemi më të fortë, më të bashkuar e të vendosur për të parë triumfin e së vërtetës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...