46% e shqiptarëve në prag mjerimi, Rama paguan 7 milionë euro nga paratë e tyre për spektakël

E mërkurë, 16 October 2024 20:00
 

Ndërsa ka përzënë nga sytë këmbët mbi 1 milion shqiptarë, ata që kanë mbetur këtu i ka zhytur në mjerim, siç tregon edhe raportim më i fundit i Eruostat, Edi Rama nuk heq dorë nga shpërdorimi i taksave të shqiptarëve për marketing personal të tijin në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

I vjedh shqiptarët, i zhyt në mjerim për t’u shitur propagandë vendeve të tjera se këtu jetohet mirë dhe organizohen evente ndërkombëtare. Propagandë e stilit enverist, i cili u thoshte shqiptarëve dhe të huajve se këtu hahet me lugë floriri dhe në Amerikë e Europë vdesin njerëzit urie.

Eurostat, Agjencia Europiane e Statistikave, në një studim të publikuar dje, zbulon se mbi 46% e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. 

Termin varfëri e kuptojnë të gjithë, ndërsa me përjashtim, social sipas Eurostat, duhet kuptuar diferenca ndërmjet individëve që nuk mund ta përballojnë një mall, shërbim apo aktivitet të caktuar social.

Pra, thuajse gjysma e popullatës shqiptare nuk e ka këtë kapacitet.

Vlerësimi për Shqipërinë në raportin e publikuar dje mbi rrezikun e varfërisë dhe përjashtimin social në kontinentin europian, bazohet te të dhënat e vitit 2021. Në këtë periudhë në rajonin jugor të vendit 46.5% e popullsisë ishte në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, në rajonin qendror 46.6% dhe në rajonin verior 46.7%.

Edhe pse ka një ndryshim të lehtë mes veriut të vendit dhe jugut e Shqipërisë së mesme, mund të thuhet se gjysma e popullsisë shqiptare është në rrezik përjashtimi social dhe varfërie.

Ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë statistikë është fakti se, sipas Eurostat, treguesit për Shqipërinë janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.

Shqipëria është rreth 15 pikë më lart krahasuar me mesataren e rajonit dhe 25 më shumë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian.

Thënë të gjitha këto shifra zyrtare që tregojnë gjendjen reale të shqiptarëve, Edi Rama ka marrë përsipër për të paguar 7 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të sjell ën Shqipëri “Giro d’Italia”, garën e famshme të ciklizmit.

Gazeta italiane “La Repubblica” raporton se “Giro d’Italia” zhvendoset në Shqipëri pasi qeveria Rama është gati të paguajë shumën e duhur.

Një kryeministër që rrit vetëm me 4-mijë lek të vjetra për rreth 800-mijë pensionistëve, Rama ka vendosur që paratë e tyre t’i paguajë për gara me biçikleta dhe këtë gjë do ta bëjë në mes të fushatës elektorale të vitit të ardhësh, ku edhe është përgatitur për vjedhjen më masive të votave të shqiptarëve me qëllim mos dorëzimin e pushtetit, e vetmja mundësi që t’i shpëtojë llogaridhënies.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...