Berisha: Duhet t’i themi ndal këtij regjimi, duhet t’i themi jo këtij mjerimi që na përpin çdo ditë. Hajdutët në burg

E Enjte, 17 October 2024 08:25
 

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalin këtë regjim që po i mjeron përditë.

‘Duhet t’i themi ndal këtij regjimi, duhet t’i themi jo këtij mjerimi që na përpin çdo ditë. Hajdutët e kanë vendin në burg’, theksoi Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’ 

Berisha: Të dashur miq, të gjitha këto janë një thirrje për të gjithë ne, për çdo shqiptar. 

Për ata që janë në rrezik nga varfëria, por edhe të tjerë kur shohin gjysmën e kombit të vet në rrezik nga varfëria. Kur shohin se këta, alternativë të vetme për të dalë prej saj kanë largimin nga Shqipëria.

Kur shohin se të sëmurët trajtohen si kopej, iu vidhen ilaçet dhe lihen pa ilaçet që ju shpëtojnë jetën, apo u zgjasin jetën. Kur shohin se arsimi i fëmijëve shqiptarëve, i fëmijëve të atyre që janë në Shqipëri degradon në mënyrë të frikshme.

Duhet t’i themi ndal këtij regjimi, duhet t’i themi jo këtij mjerimi që na përpin çdo ditë.

Me këtë rast,e dhe njëherë, edhe njëmijë herë do ta përsëris se PD me programin e saj vitin e parë të qeverisjes do t’i japë goditje përfundimtare varfërisë dhe rrezikut nga varfëria.

Nuk do ketë më në Shqipëri rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë më në Shqipëri qytetarë shqiptarë që nuk do marrë minimumin jetik prej 200 eurove.

Nuk do të ketë pension në Shqipëri që do të marrë më pak se minimumi jetik. Nuk do ketë kurrë këto çmime stratosferike në dyqanet tona, do hiqen përfundimisht. TVSH-ja e ushqimeve bazë, do hiqet tvsh-ja e mallrave bazë.

Pra, do bëjmë një luftë të suksesshme, të pamëshirë kundër varfërisë dhe dhimbjeve të saj.

Ndaj dhe ftoj qytetarët të bashkohemi, të bashkohemi.

Është radha jonë,është radha jonë, është radha jonë.

Hajdutët e kanë vendin në burg!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...