Prokuroria e Posaçme ka vendosur që të mos nisë hetimin penal ndaj dy anëtarëve të këtij institucioni, prokurorëve Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, gjyqtares Irena Gjoka dhe Ilirjana Olldashi.
Disa kohë më parë, juristja Argita Malltezi ka paraqitur në SPAK një padi penale për katër personat e mësipërm, duke i akuzuar për veprat penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, ‘kryerjen e veprimeve arbitrare’, dhe ‘mos marrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme’.
Padia ndaj tyre është bërë pas masës së paligjshme të sigurisë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha atë të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.
E kur kanë kaluar gati 1 vit nga padia e bërë, si një vëllazëri mafioze në SPAK, prokurorja Anita Jella ka vendosur që të mos nisë procedimin penal ndaj kolegëve të saj të SPAK dhe dy gjyqtareve të gjykatës së Posaçme.
Afërmendsh vendimi për mos fillim e procedimit penal është marrë edhe për mashtrimin e Millonai-Kraja që masa e ‘arrestit në shtëpi’ u vendos jo vetëm për zëvendësim mase, por edhe për të penguar liderin e opozitës Sali Berisha që të vazhdojë betejën e tij ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij të lidhur me krimin, drogën dhe korrupsionin.