Dështojnë përpjekjet e SPAK për të dënuar 11 qytetar për grup të strukturuar Kriminal. Në datën 16 tetor, GJKKO ka pushuar akuzat për “grup të strukturuar kriminal”, ndaj 11 shtetasve, 8 prej të cilëve janë liruar në mënyrë të menjëhershme nga qelia.
Vendimi i GJKKO tregoi se 8 nga 11 të akuzuarit nga SPAK, ishin mbajtur në burg në mënyrë të paligjshme dhe pa prova.
Hetimet për dosjen “49” ishin zhvilluar nga Altin Dumani ndërsa në gjykatë ishin ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Klodian Braho.
Pas gjykimit në themel të kësaj dosje, GJKKO jo vetëm ka gjetur të paligjshëm arrestimin e 11 personave për grup kriminal, por i ka liruar ata nga qelia duke u kthyer edhe sendet apo pasuritë e sekuestruara.
Rezulton një dështim hetimor e quajtura “Dosja 49” nga SPAK, e cila mbërriti nga Prokuroria e Bergamos në Itali disa vite më parë, në adresë të Prokurorisë së Posaçme.
Pak ditëmë parë, Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zhbërë pretencat e SPAK, duke shpallur të pafajshëm 11 personat e pandehur në këtë dosje, për të cilët SPAK kishte ngritur akuza për kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Branion Liço, Florid Vukaj, Lulëzim Selimi Dhimitër Nina, Saimir Prenga, Gjergji Luli, Alfred Luli, Ilir Duro, Francesko Çeçi, Lorik Prengaj dhe Gjergj Zefi, kanë marrë pafajësi nga Gjykata për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal.
Por katër nga të hetuarit, Branion Liço, Florid Vukaj, Lulëzim Selimi dhe Dhimitër Nina, janë dënuar me 4.8 vite burgim për veprën penale të shitjes së lëndëve narkotike, dënimi i cili llogaritet që nga data e ndalimit të tyre me masa arresti.
Gjithashtu ndaj personave të liruar në mënyrë të menjëhershme nga gjykata, të cilët u mbajtën në burg në mënyrë të paligjshme dhe pa prova nga SPAK, u janë kthye edhe pronat apo sendet personale të sekustruara gjatë protesit hetimor të Prokurorisë së Posaçme.
Kjo dosje është hetuar nga Kreu aktual i SPAK, Altin Dumani dhe më pas është trajtuar në gjykatë nga prokurorët Vladimir Mara dhe Klodian Braho.
Ky është një rast i paprecedent, jo vetëm i dështimit të hetimeve nga SPAK, por edhe i faktit se Prokuroria e Posaçme mbajti në burg pa prova dhe në mënyrë të kundraligjshme 11 persona. Në pretencëne tij, SPAK kishte kërkuar 12 vite burgim për secilin të arrestuar, por pas gjykimit në GJKKO, treshja e gjyqtarëve të kësaj dosje ka rrëzuar SPAK duke pushuar akuzat dhe liruar nga qelia 8 nga të arrestuarit, ndërsa 4 prej tyre do të vuajnë dënimin vetëm për veprën penale të shitjes së lëndëve narkotike.