Ashtu sikur edhe e paralajmëroi ditën e djeshme, kryetarja e Kuvendit të Shqipëisë, Elisa Spiropali, dy deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga seancat plenare.
Ditën e sotme, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi për deputetët e PD, Elda Hoti dhe Petrit Doda.
Vendimi i 'Etikës' vjen në lidhje me ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Hoti dhe Doda, të cilët ishin mes deputetëve të paktë që ndodheshin brenda sallës ku u zhvillua seanca plenare, zhvilluan mosbindjen e tyre civile, të deklaruar më herët si aksionin e tyre politik.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, si brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.
Në lidhje me deputeten e PD, Elda Hoti, vlen të përmendet fakti që një punonjës mashkull i gardës ka ushtruar dhunë direkte ndaj saj, duke e prekur me duar dhe duke e mbledhur rreth vetes së tij, një veprim sa antiligjor por edhe antimoral, pasi një deputete femër nuk mund të preket në asnjë mënyrë me dorë, sidomos nga një gardist mashkull.