Partitë Popullore Evropiane kanë njohur zyrtarisht Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, pas vendimit të Gjykatës e Apelit për vulën e PD-së.
Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Manfred Ëeber, i është drejtuar Berishës me një letër, ku i kërkon të nominojë kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane.
Kështu, Partitë Popullore Evropiane kanë hequr pezullimin e Partisë Demokratike nga aktivitet e saj.
Kujtojmë se PD ishte pezulluar nga aktivitetet e PPE-së pas përplasjeve të brendshme në partinë më të madhe opozitare shqiptare.