Çmendet Rama: Po sfidoj shkencën me sakrificat e mia për shqiptarët

Saturday, 19 October 2024 14:55
 

Duket se patronazhistet e reja të Edi Ramës nuk e thonë nga mendja e atyre atë që ‘Edi Rama po sakrifikon për shqiptarët’.

Vetë kryeministri u ka treguar sot qytetarëve se sa shumë ka vuajtur për ta, pasi duhet të qëndronte në këmbë vazhdimisht. 

I akuzuar si kryeministri më i korruptuar në Europë dhe më gjerë, Rama tha se po sfidonte edhe shkencën me sakrificat e tij për shqiptarët.

Duke folur në podkastin e realizuar me një ministre të tij, Rama tha se gjithçka po e bën për hir të integrimit.

“M’u desh të kryej një ndërhyrje kirurgjikale dhe të marr rrugët kundër shkencës, komplet, se duhet të qëndroja të paktën 3 ditë pushim, por ishin 3 ditë komplet të pamundura sepse të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur sulltanin, që vinte nga lindja, pastaj të nesërmen duhet të merrja rrugët në qendrën e ish-perandorisë hungareze për të takuar mikun tim Viktor Orban, që është dhe kryeministri i vendit që ka presidencën e BE, për ta falënderuar për gjithçka bëri Hungaria për këtë shtysë të fundit dhe pastaj duhet të shkonim së bashku dhe të uleshim më në fund në atë sofër si të barabartë që të fillonim të bisedonim.

Kjo bëri që nën efektin e disa injeksioneve shumë të forta, që kishin si pasojë qëndrimin pa gjumë për të shmangur dhimbjet, kam shëtitur pas shumë vitesh nëpër ekrane. Unë nuk i ndjek, dihet botërisht që nuk i ndjek debatet televizive, portalet, marr informacione shumë shkurt për informacionet më të rëndësishme, por kam pamundësi fizike që të mund të jem në gjendje për punë po të ndjek atë lemeri.

Por nga çfarë pashë në atë moment, kuptova që është e nevojshme që publiku të informohet sepse ka një mjegull, një keqkuptim, një përzierje llafesh”,u shpreh Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...