Pasi ka udhëruar Dumanin të arrestojë Ilir Metën, Rama kujdeset edhe për anën e spektaklit.
Një video e siguruar nga Syri TV duken forca të shumta policie me maska, disa mbajnë dyert e makinave hapur, disa dalin në dritare të armatosur gjatë momentit të arrestimit dhe shoqërimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Banditët e SPAK tërheqin zvarrë në mes të rrugës ish-presidentin e Republikës sikur të ishte një kriminel i rëndomtë.
Kujtojmë se sot struktura politike e pushtetit në drejtësi, e drejtuar nga Altin Dumani, ka urdhëruar arrestimin e ish-presidentit të republikës, ish-kryeministër e kryetar parlamenti, aktualisht kryetar i focës së dytë opozitare, Ilir Meta.