Berisha: Çyrbja është fytyra e vërtet e Edi Ramës, dëshmon se ata që copëtojnë trupa njerëzish, kanë si strehë pushtetin aktual

Hënë, 21 October 2024 19:46
 

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara anëtarëve të kryesisë së partisë është shprehur se Edi Rama ka bërë gjithçka që të shkatërrojë Ilir Metën dhe partinë e tij që themeloi.

Berisha theksoi se kjo që ndodhi sot, ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur nga vet Edi Rama dhe momenti u zgjodh për të mbuluar në një mënyrë, ose në një tjetër zbulimin se  numri 2 në listën e Durrësit, Jurgis Çyrbja, i vendosur fill pas të parit në gjini ishte një kriminel i sponsorizuar nga jëra nga dy shtëpitë më të rrezikshme të mafiozëve të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë, Avdylajt. 

Fjala:

Edi Rama ka bërë gjithçka që të shkatërrojë Ilir Metën dhe partinë e tij që themeloi. Ai ka përdorur standartet më të ulëtat morale të individit. Ai ka përdorur makinacionet me bandat vrastare. Ai përdori mercenarët e Skapit me qëllimin e vetëm, të zhdukë Partinë e Lirisë.

 

Sot, unë u them të gjithë atyre që kanë votuar Ilir Metën nga viti ’92 gjer sot, se kjo që ndodhi sot me Ilir Metën, ndodhi vetëm për shkak të besimit të tyre ndaj tij, ndaj qendrimeve të tij dhe urrejtjes së papërmbajtur të një njeriu, edhe njëherë të standarteve më të ulëta morale, njerëzore në politikën shqiptare, Edi Ramës.

Kjo që ndodhi sot, ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur nga vet Edi Rama. Dhe momenti u zgjodh për të mbuluar në një mënyrë, ose në një tjetër zbulimin se  numri 2 në listën e Durrësit, Jurgis Çyrbja, i vendosur fill pas të parit në gjini ishte një kriminel i sponsorizuar nga jëra nga dy shtëpitë më të rrezikshme të mafiozëve të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë, Avdylajt.

Ishte një kriminel që fshihte, mbronte, strehonte një xhelat, një kasap të vërtet, që ndau në pjesë trupin e Jan Prengës, të rrëmbyer nga banda e Çyrbjes dhe Edi Ramës.

Çyrbja, që është fytyra e vërtet e Edi Ramës, u dëshmon shqiptarëve se ata që vrasin njerëz, ata që copëtojnë trupa njerëz ata kanë si strehë pushtetin aktual.

Por dua të them këtu edhe njëherë, se më shumë se Çyrbja është Taulant Balla. Ështrë ky kriminel që Altin Hajrat që i vendosën Lulzim Kullës tritolin që i vendosën për ta ekzekutuar në mes të ditës në mes të qytetit, vrapoi t’i lironte me Vat Stakën, dhe i liroi.

Njëri është minitër, tjetri është anëtar i KLP-së.

Çyrbja është vërtet fytyra e kësaj partie, por më e zezë se kjo fytyrë është vet Edi Rama, i cili në bisedat e tij me SKY/EÇ, Encrochat dëshmon se është një bashkëpunëtor kryesor me organizatat më të rrezikshme të Europës dhe të botës.

Në këto përmasa është Olsi Rama, një kriminel tjetër, eksponent kryesor i bandës ‘Hakmarrja për drejtësi’, klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...