I ftuar në edicionin e lajmeve me gazetaren, Armela Ferko për të diskutuar mbi arrestimin e Presidentit të PL, Ilir Meta ishte deputeti i PD, Tomorr Alizoti.
Alizoti është shprehur se kjo PS është vazhdimësi e Partisë së Punës dhe filozofia e saj qeverisëse është e ndërtuar mbi bazën e dhunës dhe terrorit.
"E tashmja është produkt i historisë, kjo parti ka qenë partia e punës dhe në 1991 bëri një kongrs lu ndryshoi emrin në PS. Kjo parti ka një koncept ku ndërton shtetin në bazë të frikës. Ky arrestim sot është simbolika e frikës. Partia e punës në 50 vjet ka ecur me simbolikën e frikën.
Sot PS ka të gjitha ngjashmëritë me partinë e punës ku do të ndërtojë politikat e saj mbi bazën e frikës. Po të analizosh arrestimet që kanë ndodhur kjo e Metës sot është demonstrativ për të mbajtur këtë lloj simbolike që ne jemi forca dhe dhuna e duhet të na keni frikë.
Nëse marrim rastin ku Eskobari i Ballkanit shoqërohet me makinë nga drejtori i policisë atëherë ky është modeli që po prodhohet nga qeverisja e sotme dhe shoqërohet i lirë pa pranga dhe një njeri që është përfaqësues i opozitash merret me pranga është shumë e rëndë."