SPAK-u po bën çdo gjë për të mbrojtur pronarin e Shqipërisë, Edi Ramën

Tuesday, 22 October 2024 16:26
 
Nga Kim Mehmeti:
 

E nxorën zvarrë nga makina?! Si të ishte kryebandit, vendndodhjen e të cilit mezi e kishte zbuluar policia, e jo ish-President i shtetit, i cili me asgjë nuk la të kuptohet se do ikte nga vendi apo do e shmangte përballjen me drejtësinë.

E Ilir Meta i sotëm, me asgjë nuk është më i ndryshëm nga ai i ditës kur u zgjodh President dhe kur Piktori e lëvdonte si më të mirin që kurdo qoftë e ka pasur Shqipëria. Përpos që asokohe Piktori shpresonte se do e kishte nën kontroll dhe se nuk do bëhej ky që është sot: armik i tij politik, i cili me asgjë nuk mund të shantazhohet.

Tani të gjithë pyesin se kujt i nevojitej një spektakël i tillë që u ka hije vetëm shteteve që nuk janë shtete, por vëllazëri bandash? Pra, thuajse të gjithë shtiren se nuk e dinë se ky demonstrim force primitive ndodh vetëm në vende ku policia e mbron pushtetin e jo shtetin dhe ku duhet të shihet qartë se Shqipëria ka pasur mbret e diktator, por kurrë jo atë që ka sot: pronarin e vet – Piktorin!

Dhe duke qenë e tillë, çdo gjë në të, që nga Gjykata Kushtetuese e deri te SPAK-u, e kanë për obligim ta mbrojnë atë nga gjithë ata që mund ta rrezikojnë pronarin e saj - Piktorin. Si dhe të mos lejojnë që kushdoqoftë ta rrezikojë ‘aleancën e qelbësirave’ me përfaqësuesin e saj më të denjë: drejtuesin e shkollës së hajdutëve -  Kryetarin e Bashkisë së Tiranës!

Po pra, me këtë spektakël policor, Piktori ua ripërsëriti kundërshtarëve të vet politik porosinë, të cilën vite me radhë ata assesi ta kuptojnë: se jo vetëm Shqipërinë, por edhe shqiptarët në të ai i konsideron si pengje në duart e hajdutëve të ‘Rilindjes’.

Sot pra e arrestuan ish-Presidentin e Shqipërisë. Edhe atë në mes të rrugës, duke e nxjerrë zvarrë nga makina, ashtu siç nuk do veprohej as me ndonjë kryemafioz të kërkuar me vite. Por siç mund të veprojë vetëm policia e Piktorit, të cilit askush nuk i ka treguar se ai që në luftën për t’i mënjanuar kundërshtarët e vet politik e përdor shpatën, ka vetëm një përparësi: paraprakisht e sheh vendin ku një ditë do rrokulliset edhe koka e tij!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...