Balliu: Demokracia shqiptare, ‘lule’ përpara asaj ruse! Pushteti u jep fuqi kriminelëve!

Premte, 25 October 2024 22:31
 

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu në protestën qytetare përpara Bashkisë së Tiranës tha se opozita është e vetmja në botë që ka kallëzime penale ndaj saj më shumë se san ë Rusi.

Sipas Balliut, demokracia në këtë vend, është shumë herë më e madhe se sa ajo e opozitës në Shqipëri.

Balliu thotë se përgjimet e Sky ecc, faktojnë se si socialsitët mbrojnë kriminelët dhe i strehojnë në banesat e tyre, në këmbim të listave në zgjedhje. Lista të cilat, sipas tij, vendosen nga lideri i partisë.

Për Balliun, drejtësia i ka të gjitha këto të faktuara, falë përgjimeve të sjella nga autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare, por ka frikë të hetojë Ramën, madje t’i përmendë edhe emrin.

Shefi i organizimit në PD, bëri thirrje që në protestën kombëtarë të thirrur më 29 tetor, të bashkohen të gjithë shqiptarët, për të zhdukur kriminelët që kanë pushtuar vendin.

Opozita e vetme në botë që ka kallëzime penale më shumë se sa popozita në Rusi. Rusia është lule para opozitës këtu. Kemi mediat, a ka hetim për Abc News, nga i gjen lekët që paguan punonjësit, mos i merr nga vëllai i Veliajt. Krimineli ishte fshehur te shtëpia e atij që mbronin mediat e paguara nga incineratorët, ngaqë e denoncoin ne. Në përgjimet e sky ecc, se SPAK, emrin e Ramës s’e shqipton dot, thuhet se Altin Hajri meqë më strehove do të çoj nga nr,5 në 3 në listë, e vijnë zgjedhjet, ai del fitues në listën e nr.3. Kush e ka fuqinë të të kalojë nga 5 në 3?

Ne nuk e dimë se sa banditë strehohen në shtëpinë e tyre. Fakti mbetet që akuza është e vërtetuar, më kë foli ky? Si del dosja e Metës në publik dhe jo Sky ecc. Pse një prokuror, që është për jetë a vdekje një operracion, ta kthejë në operacion plastik. Duhet të kësh moralin e tyre që fsheh kriminelë në shtëpi. Dhe këto bëjnë, sa më lart të ngjitesh me krimin, aq me lart je në listë. Rama ka një mal me prova, Olsi Rama, një mal me prova, Balluku, Xhacka një mal me prova. Erion Veliaj një mal me prova. Sali Berisha me dosje të stisur e pa fakte mbahet në burg.

Plarent Ndrecën, roje e ka pasur. Na kishte ndërruar edhe 12 drejtorë, ata ikën në burg për krimet e Veliajt. Ka 2 muaj bashkia pa punonjës, janë të gjithë ekipi i këtij. Me 29 kemi thirrur protestë. Jam nga ata që e kam akuzuar më shumë këtë qeveri. Rama ka lindur, jeton e do ta vazhdojë jetën si kriminel. Ai kërkon t’u vjedhë e t’u çojë fëmijët me gomone, e ai jeton në Surrel me paratë tuaj. Kriminelin duhet ta gjejmë të vetja, a ta mbajmë apo ta zhdukim. Protestë për ligjin, drejtësinë, familjen. S’mund të rriten fëmijët tanë në një vend, ku s’dallohet kush është burrë e kush grua. Policia detyrohet të mbrojë vrasësit nga ata që ne denoncojmë, s’mund të ndodhë. Janë këta që u japin fuqi atyre. Këta monstra që çdo ditë, vjedhin paratë. Me 29 veshim cizmit përballë këtyre trafikantëve, e duhen trajtuar si të tillë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...