Berisha: Plani A dhe B i Sali Berishës është mosbindja civile, qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira

Premte, 25 October 2024 23:00
 

Kryedemokrati Sali Berisha teksa u pyet nga gazetarët mbi protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 29 tetdor, tha se kurrësesi nuk do të hiqet dorë nga mosbindja civile.

Sipas Berishës, ndryshimi mes dikaturës së para viteve ’90 dhe asaj të sotme, ëhstë fakti se  kjo që po jetojmë sot është diktaturë  mafioze dhe bandash. 

I pyetur mbi planet e tij për të ardhmen e PD, Berisha tha se në një kohë kur kemi të bëjmë me një fasadë elektorale apo farsë-elektorale dhe jo zgjedhje, atëherë zgjidhjet e vetme të opozitës janë mosbindja civile, qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, një gjeneratë e tërë nuk ka jetuar një ditë në diktaturë dhe e ka të vështirë të mendojë se në Shqipëri ekziston një diktaturë mbasi nuk e njeh atë.

Një gjeneratë tjetër, që jetoi diktaturën, ka në mendjen e vet vetëm shëmbëlltyrën e diktaturës komuniste.

Por kjo e sotmja është diktaturë dhe jo komuniste, është mafioze, është diktaturë bandash.

Ndaj dhe Hantington e quan këtë formën më të egër të të gjitha diktaturave.

Ndaj dhe njerëzisht u kërkoj medieve të përshtatin me të vërtetat semanti…

Unë besoj se çdo shqiptar e ka të qartë se kemi të bëjmë me një farsë-fushatë dhe jo fushatë.

Kemi të bëjmë me një fasadë elektorale apo farsë-elektorale dhe jo zgjedhje.

Plani B i Sali Berishës dhe plani A është mosbindja civile, qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.

Sapo të përpunohet përfundimisht, të parët që do e marrin vesh do të jenë gazetarët.

Se ne e konsiderojmë një ligj të artë, bashkëpunimin, komunikimin dhe transparencën me gazetarët.

Nuk mundet të hiqet dorë nga mosbindja civile gjer ditën që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...