Berisha: Lali Vjedhësi po përpiqet të lajë fytyrën e tij të nxirë duke larguar nga vetja hajdutët me të cilët vodhi

Premte, 25 October 2024 23:12
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se po përpiqet të largojë përgjegjësinë e tij direkte penale te vartësit e tij hajdutë të faktuar me dosjen 5D.

‘Lali Vjedhësi po përpiqet të lajë fytyrën e tij të nxirë duke larguar nga vetja hajdutët me të cilët vodhi’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore për ju misionarët e pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari patriot, të çdo shqiptari që i thotë vetes shqiptar, dinjitetit njerëzor, dinjitet, votës së lirë si zemra e një sistemi demokratik.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që shpërndajnë çdo natë mesazhet frymëzuese të betejës, të fitores dhe të ndryshimit.

Përshëndetje të përzemërt të gjithë atyre që sot e ndrynë në vrimën e miut Lali Vjedhësin, këtë tip të shpërfytyruar të qenieve njerëzore, i cili pasi ka vjedhur dhjetëra e qindra milionë, përpiqet të lajë fytyrën e tij të nxirë duke larguar nga vetja hajdutët me të cilët vodhi.

Erion Veliaj, betimi ynë është solemn, do varesh në shtyllën e turpit të historisë.

Nuk të shpëton dot asnjë nga drejtorët që sakrifikon ti.

Nuk të shpëton dot as mercenari Altin Dumani apo ish-xhelati i Sigurimit, Arben Kraja.

Nuk të shpëton dot nga vjedhjet, nga ndëshkimi as kryehajduti i kombit, Edi Rama sepse vetë ai vrimë miu nuk do gjejë për të futur kokën e tij për krimet monstruoze që ka kryer ndaj shqiptarëve.

Nxirr sa të duash fotografi me Aleksis Soros, se të jap fjalën e nderit se ti do të shkosh aty ku e ke vendin, kurse ai do të shpallet non-grata, non-grata, non-grata.

Në Shqipërinë e shtetit ligjor, e rendit kushtetues, Erion Veliaj, Edi Rama, anëtarët e organizatave tuaja kriminale do marrin ndëshkimet më shembullore.

Pasuritë tuaja do gjurmohen në të katër anët e botës, do u rikthehen shqiptarëve.

Do u merren hajdutëve!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...